KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » VV e AAK s’presin rezultate nga takimi Kurti – Vuçiq “pa ndryshuar qasje Serbia”
Politikë

VV e AAK s’presin rezultate nga takimi Kurti – Vuçiq “pa ndryshuar qasje Serbia”

Kosova News
Kosova News 09:27 -25/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk presin rezultate nga takimi i së mërkurës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Deputetja e LVV-së, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, ka theksuar se mungesa e suksesit varet nga qasja e Serbisë ndaj Kosovës.

Ajo ka thënë se për të pasur një rezultat pozitiv, Serbia duhet të ndryshojë qëndrim dhe të pranojë Marrëveshjen Bazike.

“Nuk është që pres diçka ndryshe prej asaj që ka ndodhur gjatë takimeve që kanë ndodhur në të kaluara në mes të përfaqësuesve të shteteve, sepse arsyeja pse pritshmëritë nuk janë të larta është për faktin që kemi të njëjtën mendësi dhe të ndjenjën qasje të shtetit të Serbisë, ku edhe këtë herë do të përfaqësojnë në këtë takim. Nëse do të prisnim diçka është nëse do të ndryshonte kjo mendësi edhe nëse Serbia do të jepte sinjale që ka ndërruar qasje sa i përket procesit të dialogut dhe nëse është e gatshme që të pranoj marrëveshjen bazike dhe të shkoj tutje në këtë proces. por me që kemi  të bëjmë me emra të rijnë në qeverinë e Serbisë por me mendësinë e vjetër besoj që do të vazhdojnë prapë në të njëjtën mënyrë se si kanë vazhduar deri më tani”, ka thënë Kryeziu-Hyseni për EO.

Gjithashtu, ajo ka bërë thirrje që BE-ja të marrë masa kundër Serbisë për qasjen e saj të pa tolerueshme ndaj dialogut, ndërsa masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës i konsideroi të padrejta dhe kërkoi heqjen e tyre.

Ndërsa, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar kryeministrin Kurti për mungesë transparence dhe ka theksuar se takimet po zhvillohen pa u arritur marrëveshje konkrete.

“Po më duhet se janë shkuar për tu takuar për të thënë se janë takuar dhe për të mos u dakorduar për asgjë. Sepse caktimi i një date krejt papritur pa e bërë publike agjendën se çka do të diskutohet jemi në amulli edhe ne si deputetë. Kurti e ka obligim ta bëjë zyrtare agjendën e takimit, po ashtu pas kthimit të raportojë në Kuvendin e Kosovës, se çka është dialoguar atje. Le që po shkojnë në dialog por po na sjellin koncesione njëjtë sikurse e kanë pranuar komplet marrëveshjen. E kanë pranuar edhe draft-statusin, kurse tani po e refuzojnë në fakt kanë qenë ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian që kanë treguar se janë dakorduar. Është drafti më i keq i mundshëm, Kosova nuk duhet të bëjë koncesione”, ka thënë mes tjerash Kadrijaj.

Ajo gjithashtu paralajmëroi për rreziqet e koncesioneve të panevojshme në dialog.

Takimi ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit është konfirmuar nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, megjithatë ende nuk janë dhënë detaje rreth agjendës të takimin trepalësh.

Po ashtu, pritet që së shpejti të publikohet vendimi përfundimtar i BE-së, lidhur me masat ndaj Kosovës. Pasi vendet anëtare janë pajtuar që t’i hiqen gradualisht masat Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Digjen disa vetura në parking në Breg të Diellit, nuk raportohet për të lënduar

Vasfije Krasniqi tregon historinë në OKB: Drejtësia është detyrim

VV në Prizren me aksion simbolik pas arrestimit të zyrtarës së urbanizmit: Komuna është shndërruar në vatër të krimit ndërtimor

Këshilli Drejtues i Institutit Albanologjik emëron ud.  të drejtoreshës  Meliza Krasniqi, gruan e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi

Thirrje urgjente për kursim, nga nesër mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës

Kosova News 25/06/2024 25/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
59%
2 km/h
Sat
25 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C

Lajmet e Fundit

Digjen disa vetura në parking në Breg të Diellit, nuk raportohet për të lënduar
22:59 -20/06/2025
Aksident trafiku në Deçan, lëndohen tre persona
22:48 -20/06/2025
Në kohën kur po zhvillon luftë me Izraelin, Irani goditet edhe nga tërmeti
22:16 -20/06/2025
Gjykata urdhëron kthimin e 4.4 milionë eurove, Telekomi e mirëpret vendimin
21:09 -20/06/2025
Vasfije Krasniqi tregon historinë në OKB: Drejtësia është detyrim
20:37 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?