Një grua ka raportuar se është dhunuar nga ish-bashkëshorti i saj në Vushtrri.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe ai është dërguar në mbajtje.
Gruaja ndërkohë është dërguar për trajtim mjekësor, pasi ishte rrahur.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se nën kërcënimin e armës është rrahur dhe detyruar të kryej marrëdhënie seksuale nga ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.


