Ambasadori i Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, është takuar me kolegen e tij nga Gaboni, Engone Rosine Epouse Oliveira, me të cilën kanë diskutuar marrëdhëniet bilateriale mes Kosovës dhe Gabonit.
“Kisha një takim dhe diskutim të mrekullueshëm për marrëdhëniet aktuale dypalëshe dhe bashkëpunimin e ardhshëm mes Kosovës dhe Gabonit me kolegen time nga Republika e Gabonit në Kanada, H.E znj. Engone Rosine Epouse Oliveira”- është shprehur Kryeziu.
I had a great meeting & discussion on ??-??current bilateral relations and future cooperation with my colleague from #Gabonese ?? Republic to #Canada, H.E Mrs. Engone Rosine Epouse Oliveira.
— Adriatik Kryeziu (@Adriatik_K) January 11, 2023
Looking forward our continued collaboration ?????! pic.twitter.com/B0XoB7KPIx
Herë pas here, liderët shtetërorë të Serbisë dalin me deklarata në lidhje me vendet që kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Së fundmi, një gjë e tillë është bërë nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka pretenduar se nëntë shtete e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Sipas tij edhe një vend tjetër, i dhjeti, po pritet të veprojë njëjtë.
“Kemi nëntë (vende) që kanë tërhequr njohjen – Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Eswatini, Libia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Maldivet, Shën Lucia, ne jemi duke pritur për të dhjetin” – citohet të ketë thënë Vuçiq sipas raportimit të Tanjug.
Kurse dje ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka takuar ambasadoren e Libisë në Belgjikë, Amel Jerary.
Në takim, Bajrami tha se me homologen e tij ranë dakord për nevojën që Kosova e Libia t’i thellojnë marrëdhëniet në mes vete.
Këto takime e demantojnë deklarimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se Libia, Gaboni e shtete tjera kanë tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.