KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiqi u kërkon falje sllovenëve pasi i quajti “të neveritshëm”
Politikë

Vuçiqi u kërkon falje sllovenëve pasi i quajti “të neveritshëm”

Kosova News
Kosova News 11:07 -25/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mërkurën u ka kërkuar falje sllovenëve që i quajti “të neveritshëm”, duke sqaruar se i referohej vetëm politikanëve të tyre, shkruan “Politico”.

“Nëse kam ofenduar dikë, dua t’i kërkoj falje gjithë publikut slloven, dhe në të njëjtën kohë, dua të them se nuk do t’u kërkoj falje politikanëve sllovenë sepse ata ndjekin politikë të neveritshme ndaj Serbisë”, ka thënë Vuçiqi nga New Yorku, ku po merr pjesë në një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Presidenti serb sulmoi Slloveninë, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, duke i akuzuar se ishin pjesë e një “organizimi” me SHBA-në dhe Zvicrën për të lejuar delegacionin e Kosovës që të sjellë të mbijetuarat e dhunës seksuale nga lufta e fundit në seancë, veprim që zemëroi delegacionin e Serbisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 22 prill e pati prapa saj Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin dhe Shyhrete Tahirin – të mbijetuarat e dhunës seksuale nga forcat serbe.

“Është e vështirë të thuhet se kush ishte më i neveritshëm, sllovenët apo dikush tjetër”, pati thënë Vuçiq në fillim të kësaj jave.

Deklarimet e Vuçiqit shkaktuan reagime nga Lubjana. Ministrja e Jashtme Tanja Fajon i quajti ato “nfyerje për të gjithë kombin tonë”. E ftoi ambasadorin serb të kërkonte falje.

“Mesazhi nuk është i përshtatshëm për një vend që përsërit përkushtimin dhe përkatësinë ndaj vlerave evropiane, të cilat i thekson në procesin e negociatave për anëtarësim në BE”, ka thënë ajo.

Kryeministri slloven Robert Golob u shpreh se “deklaratat e Vuçiqit na kujtojnë një kohë tjetër dhe nuk janë të denja për marrëdhëniet midis dy vendeve”.

Vuçiq pranoi se i quajti sllovenët “të neveritshëm”, por këmbënguli se “i referohej seancës së Këshillit të Sigurimit”. Ai ka thënë se kishte shumë miq në Slloveni, por do të “reduktonte” vizitat e tij në vend dhe ftoi Golobin dhe presidentin slloven në Beograd për një diskutim ballë për ballë.

“Nëse është e nevojshme, unë do të kërkoj falje edhe një herë dhe do t’u them se sigurisht nuk e kisha fjalën për të gjithë sllovenët dhe do t’u them atyre në sy se çfarë mendoj për politikën e tyre të keqe ndaj popullit serb”, ka deklaruar Vuçiq.

Gjithashtu lexoni:

​Përçahet PDK-ja në Skenderaj; Reagon ashpër familjari i Jakup Nurës: Po nderohen antivlerat, po harrohet kontributi

Theret me thikë një person në sheshin e Prishtinës, dërgohet në QKUK i siguruar nga policia

KQZ mbylli rinumërimin e 185 vendvotimeve, pret përfundimin e afateve të ankesave

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime

Kosova News 25/04/2024 25/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Inspektorati i Kryeqytetit gjobit një qytetar në Prishtinë me 200 euro për hedhje të paligjshme të mbeturinave
11:18 -20/06/2026
Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje
11:10 -20/06/2026
Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot
10:56 -20/06/2026
​Përçahet PDK-ja në Skenderaj; Reagon ashpër familjari i Jakup Nurës: Po nderohen antivlerat, po harrohet kontributi
10:41 -20/06/2026
Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij
09:52 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?