KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiqi mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare – temë sërish edhe Kosova
Rajon

Vuçiqi mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare – temë sërish edhe Kosova

Kosova News
Kosova News 14:36 -08/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thirri për të shtunën një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Radio Televizioni i Serbisë, duke u thirrur në një konfirmim nga Presidenca e Serbisë, raporton se mbledhja do të mbahet më 10 shtator dhe se pritet që temë kryesore të jetë “situata në Kosovë dhe sfidat e sigurisë”.

Gjithashtu, pritet të diskutohet për sigurinë energjetike dhe përgatitjet për dimër.

Këshilli do të mblidhet menjëherë pas vizitës së të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe të këshilltarëve të Gjermanisë dhe Francës për dialogun, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune.

Tre diplomatët pritet të udhëtojnë në Kosovë dhe Serbi më 9 shtator.

Më 4 shtator, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bënë thirrje udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat do të çonin drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar negociata për normalizimin e marrëdhënieve që nga viti 2011. Deri më tani janë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar në terren.

Palët shpesh akuzojnë njëra-tjetrën për bllokim të dialogut.

Tensionet e fundit mes tyre janë rritur më 31 korrik, në prag të fillimit të zbatimit të dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës – për vendosjen e masave reciproke ndaj Serbisë lidhur me dokumentet personale dhe për riregjistrimin e automjeteve nga targat serbe në RKS (Republika e Kosovës).

Për të shmangur përshkallëzimin e situatës, pasi disa serbë në veri të Kosovës kanë ngritur barrikada, Kosova ka shtyrë zbatimin e këtyre vendimeve për 30 ditë.

Por, ndërkohë, dy vendet kanë arritur marrëveshje për dokumentet, gjegjësisht për heqjen e letrave hyrëse-dalëse për të gjithë qytetarët, nga të dyja anët.

Nga 1 shtatori, ndërkaq, Kosova ka nisur zbatimin e vendimit për riregjistrimin e makinave – proces që do të zgjasë dy muaj.

Serbia pret negociata edhe për këtë çështje, duke propozuar targa neutrale ndaj statusit të Kosovës – gjë të cilën Prishtina e refuzon./rel

Gjithashtu lexoni:

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion

Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim

Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit

Kurti fton në takim krerët e partive

Kosova News 08/09/2022 08/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial
18:07 -09/07/2026
Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion
18:03 -09/07/2026
Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim
17:58 -09/07/2026
Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare
15:42 -09/07/2026
Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?