Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do t’u shkruajë letër Rusisë dhe Kinës të përdorin veton kundër anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Në një debat parlamentar të martën, Vuçiqi ka thënë se deri tash u ka dërguar “1000 letra” e se do t’ua dërgojë edhe një.
Vuçiqi u shpreh se e ka pranuar propozimin e Partisë Popullore për dërgimin e letrës dhe ka shtuar se do t’u dërgojë letër edhe liderëve perëndimorë.
Ndryshe, rezoluta e Partisë Popullore për Kosovën nuk është futur në rendin e ditës të seancës së posaçme të Kuvendit./N1