KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiq pretendon se teksti i publikuar në “New York Times”, është shkruar në Serbi
Politikë

Vuçiq pretendon se teksti i publikuar në “New York Times”, është shkruar në Serbi

Kosova News
Kosova News 10:13 -10/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i cilësoi gënjeshtra pohimet e ngritura në një shkrim të revistës javore të gazetës New York Times për lidhjet e pretenduara të tij me botën e krimit në Serbi.

Shkrimi përshkruan me hollësi krime të kryera nga banda e Velko Bellivukut, kreu i grupit të tifozëve të ekipit të futbollit, Partizani në Beograd. Ai dhe 29 pjesëtarë të grupit u arrestuan më 2021 dhe “në një seancë gjyqësore me dyer të mbyllura Velko Bellivuku tha se banda e tij ishte organizuar ‘për nevojat dhe me urdhër të Aleksandër Vuçiqit’, sipas transkripteve të gjykatës”, thuhet në artikull.

New York Times shkruan për lidhjet e dyshuara të Vuçiqit me krimin e organizuar

Në një intervistë me televizionin proqeveritar serb “Happy”, presidenti serb tha se koha e publikimit të artikullit nuk ishte zgjedhur rastësisht.

“Teksti i pakuptimtë në New York Times është porositur para pesë muajsh dhe e kanë hartuar njerëzit këtu (në Serbi). Nuk e ka shkruar atë njëfarë amerikani, gazetar i lirë, që e kanë gjetur diku. Në tekst janë të gjitha gënjeshtrat që i kanë publikuar këtu për ta fshehur bashkëpunimin e tyre me klanin e Bellivukut”, tha ai duke theksuar se është fshehur fakti se dy nga dëshmitarët kanë pohuar se është përgatitur “vrasja ime”.

“E kam kuptuar kohën kur është publikuar teksti, dhe atë pikërisht në kohën e bisedimeve (me Kosovën) në Bruksel, për të dërguar mesazhin e qartë, sepse unë e di si punojnë ata, CIA po bëhet gati, CIA të sheh dhe nëse nuk je i mirë dhe i dëgjueshëm, ky është vetëm fillimi. Përgjigjja ime është se kam kuptuar mesazhin. Nuk jam frikësuar, nuk jam i magjepsur me marrëzitë që i keni shkruar. Dhe fare nuk ju kam frikë. Do të luftoj për vendin tim. Vazhdoni të gënjeni me gënjeshtarët vendas, me bashkëpunëtorët e kriminelëve. Ishte aty edhe Boris Tadiq (ish presidenti serb) turp të ketë”, tha presidenti serb.

Partitë opozitare dhe disa grupe të të drejtave të njeriut akuzojnë presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Partinë e tij Përparimtare Serbe në pushtet për autokraci, shtypje të lirisë së medias, dhunë ndaj kundërshtarëve politikë, korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Presidenti Vuçiq i mohon akuzat e tilla ndërsa vendi ecën në vijën e ngushtë ndërmjet aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe lidhjeve të ngushta ne Rusinë.

Serbia është vendi i vetëm evropian që nuk u është bashkuar sanksioneve kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, në radhë të parë për shkak të mbështetjes së Moskës për pretendimet e Beogradit ndaj Kosovës, pavarësinë e së cilës vazhdon ta kundërshtojë.

Në muajin mars, Serbia dhe Kosova u pajtuan për një marrëveshje të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre e cila nuk parasheh njohje të ndërsjellë.

Javën e kaluar udhëheqësit e të dyja vendeve u takuan në Bruksel për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes, por pa ndonjë përparim të dukshëm me gjithë paralajmërimet e diplomatëve perëndimorë për pasoja nëse marrëveshja nuk zbatohet.

Megjtihatë, analisti, Daniel Serwer, i tha Zërit të Amerikës se krahas zyrtarëve amerikanë, evropianët vazhdojnë të ofrojnë përkrahje të palëkundur për qeverinë serbe dhe në përgjithësi autokratët në Ballkan.

“Zyrtarët perëndimorë janë duke mashtruar veten dhe këtë po e bëjnë për një qëllim. Ata kanë hequr dorë nga demokracia liberale në Serbi, në Kosovë, në Bosnje, në përgjithësi në Ballkan. Dhe ajo që ata po bëjnë është të përpiqen të përdorin nacionalistët për të ruajtur paqen, në thelb, për të stabilizuar rajonin. Kjo është një ide që ka ekzistuar gjithmonë në Perëndim, por është bërë shumë e spikatur në administratën e presidentit Biden dhe ajo anon shumë drejt të qenit pozitiv për Beogradin, pa marrë parasysh çfarë ndodhë”, tha profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer.

Diplomatët perëndimorë thonë se marrëveshja e fundit është detyruese dhe duhet të zbatohet.

Shtetet e Bashkuara nga nesër do të dërgojnë në rajon Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar Samantha Power, për t’i inkurajuar palët që të qëndrojnë në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre dhe të vazhdojnë të ecin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu lexoni:

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë

Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve

Kosova News 10/05/2023 10/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën
23:38 -03/08/2026
Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore
23:32 -03/08/2026
Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent
23:28 -03/08/2026
Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?