KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiq: Nuk planifikoj të nënshkruaj asgjë në takim me Kurtin, shqiptarët do të pranojnë
Politikë

Vuçiq: Nuk planifikoj të nënshkruaj asgjë në takim me Kurtin, shqiptarët do të pranojnë

Kosova News
Kosova News 19:21 -16/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “nuk planifikon të nënshkruajë asgjë” në takimin e 18 marsit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një fjalim drejtuar kombit të enjten pasdite, Vuçiq tha se “nuk ka ende një draft të asaj që do Bashkimi Evropian” në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë.

 “Ne e kemi dorëzuar propozimin tonë, shqiptarët të tyrin. Nuk kemi marrë ende asgjë nga Brukseli dhe ai dokument ende nuk ekziston”, tha Vuçiq.

Kurti dhe Vuçiq, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE-së, do të takohen të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për të diskutuar zbatimin e një plani të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Në një takim në Bruksel, më 27 shkurt, ata e pranuan në parim përmbajtjen e këtij plani që njihet edhe si Marrëveshje drejt normalizimit.

Zyrtarë të BE-së, që ndërmjetësojnë dialogun, paralajmëruan se tash pasojnë diskutimet për aneksin e zbatimit.

Vuçiq tha se takimi me Kurtin “nuk do të jetë asnjë lloj dite gjykimi”, por se do të përpiqet të bëjë “atë që është më e mira për Serbinë”.

“Të punojmë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, t’i ndërtojmë marrëdhëniet më të mira me Bashkimin Evropian dhe t’u përmbahemi fuqishëm vijave tona të kuqe. Nga kjo nuk heq dorë”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se këtë e ka thënë edhe në takime me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

”Ditëve të fundit, kemi diskutuar se çfarë është e nevojshme për të arritur normalizimin [e marrëdhënieve], që për mua nuk do të thotë eufemizëm për njohjen e Kosovës, as de facto , as de jure”, tha Vuçiq.

“Si president, u bëj thirrje qytetarëve që t’i besojnë udhëheqjes së tyre shtetërore”, u shpreh ai.

Sipas tij, edhe Serbisë, edhe Kosovës do t’i bëhet me dije se “ajo që propozon Evropa, është de facto pjesë e rrugës së negociatave drejt BE-së”.

“Ne nuk duhet të themi se nuk do të bëjmë asgjë, sepse kjo do të ishte katastrofike për ne”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se për Serbinë, mbetja në rrugën evropiane, është interes i rëndësishëm kombëtar.

Vuçiq përsëriti se Serbia nuk do të heqë dorë nga kërkesa për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Nëse shqiptarët pranojnë ta formojnë Asociacionin, do të ketë gjëra që nuk janë të lehta për ne dhe nuk do ta fsheh asnjërën para njerëzve. Por, rezultati për vendin tonë do të jetë i mirë dhe kjo është më e rëndësishmja”, tha presidenti serb./rel

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së

Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

Kosova News 16/03/2023 16/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?