KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiq: Nëse e gjithë Marrëveshja e Ohrit bëhet pjesë e negociatave me BE-në, do të mbyllet dera e anëtarësimit për Serbinë
Politikë

Vuçiq: Nëse e gjithë Marrëveshja e Ohrit bëhet pjesë e negociatave me BE-në, do të mbyllet dera e anëtarësimit për Serbinë

Kosova News
Kosova News 22:32 -01/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sonte në Dubai se nuk mendon se është e mundur që Marrëveshja e Ohrit në tërësi të bëhet pjesë e Kapitullit 35 në negociatat ndërmjet Beogradit dhe BE-së, sepse në këtë mënyrë BE do ta mbyllë derën për Serbinë.

Siç transmeton “Danas“, lidhur me njoftimin se BE-ja do t’i kërkojë zyrtarisht Komisionit Evropian që detyrimet nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe aneksi për zbatimin e saj të bëhen pjesë e negociatave të anëtarësimit, Vuçiq tha se “ai bën nuk besoj se do të merret një vendim i tillë”.

“Unë nuk mendoj se është e mundur që (Marrëveshja e Ohrit) të jetë pjesë e kapitullit 35 të negociatave në tërësi, sepse kjo do t’i mbyllte derën Serbisë. Nëse thoni se anëtarësimi i Kosovës në OKB është pjesë e atij kapitulli, atëherë është e qartë se nuk e doni Serbinë… Nuk besoj se është e mundur dhe nuk besoj se do të marrin një vendim të tillë”, tha Vuçiq, pas pjesëmarrjes në konferencën ndërkombëtare të klimës COP28UAE.

Në projekt-konkluzionet për samitin e dhjetorit të Këshillit Evropian, në të cilin Radio Evropa e Lirë kishte qasje, thuhet se “Këshilli i kërkon Komisionit dhe Përfaqësuesit të Lartë (Joseph Borrell) të propozojnë urgjentisht, para fundit të janarit 2024, ndryshimin dhe plotësimin e kritereve për kapitullin 35 të negociatave të pranimit të Serbisë”.

Konkluzionet duhet të miratohen nga ministrat për çështjet evropiane në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme më 12 dhjetor dhe Këshilli Evropian duhet ta konfirmojë atë vendim në samitin e 14 dhe 15 dhjetorit.

Liderët e Serbisë dhe Kosovës, Vuçiq dhe Kurti, më 27 shkurt në Bruksel u pajtuan për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, kurse më 18 mars në Ohër për aneksin e zbatimit të atij dokumenti.

Në ato dokumente thuhet se ato bëhen pjesë përbërëse e kuadrit të negociatave në procesin e anëtarësimit në BE dhe se mosrespektimi i detyrimeve që rrjedhin prej tij mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta negative në rrugën evropiane të secilës palë.

“Palët kanë parasysh se Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit do të bëhen pjesë përbërëse e procesit të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian. Palët pranojnë që menjëherë pas miratimit të Marrëveshjes dhe këtij Aneksi, BE-ja do të fillojë procesin e ndryshimit të kritereve për Kapitullin 35 për Serbinë për shkak të detyrimeve që dalin nga Marrëveshja dhe Aneksi. Agjenda e Grupit Special të Kosovës për Normalizim do të pasqyrojë në mënyrë të barabartë obligimet e reja të Kosovës që dalin nga Marrëveshja dhe kjo Aneks”, thuhet në Aneksin Zbatues të rënë dakord në Ohër. 

Gjithashtu lexoni:

Ibishi: Hapja e urës mbi Ibër, e arritur e jashtëzakonshme për integrimin e veriut

PDK-ja i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?