KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiq: I kemi lutur ta shtyjnë vendimin deri në një marrëveshje në Bruksel
PolitikëSiguri

Vuçiq: I kemi lutur ta shtyjnë vendimin deri në një marrëveshje në Bruksel

Kosova News
Kosova News 02:13 -01/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ndoshta lufta më e vështirë politike është përpara, në javët dhe muajt e ardhshëm.


Ai i ka bërë këto deklarata në kohën kur Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur për shtyrjen e zbatimit të vendimeve për targat dhe dokumentet serbe për një muaj, duke thënë se dënon ashpër bllokimin e rrugës në veri të Kosovës.


“Kryeministri Kurti së bashku me presidenten Osmani dhe zëvendëskryeministrat Bislimi e Gërvalla kanë zhvilluar kontakte e takime me faktorët ndërkombëtarë amerikanë dhe evropianë. Me këtë rast, Qeveria e Kosovës jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës”, është thënë në njoftimin e Qeverisë.

Të dielën, serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë dhe me mjete tjera, rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak.

Megjithatë, Vuçiq ka falënderuar serbët në Kosovë për, siç ka thënë, vetëpërmbajtjen e tyre.

Presidenti serb ka falënderuar edhe kryediplomatin e Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe përfaqësuesit e Ambasadës amerikane.

Ai ka falëndëruar edhe Ministrinë e Jashtme të Rusisë për reagimin.

“Po punojmë për qetësim. Gjithçka që mundemi, si mundemi. Sado e vështirë të jetë, nuk do të ketë dorëzim dhe Serbia do të fitojë”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për TV Pink.

Ai ka deklaruar se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë, Milan Mojsiloviq, është takuar me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe se kanë shkëmbyer informacione, pasi, siç ka thënë ai, gjatë mbrëmjes ka pasur shumë dezinformata.

Vuçiq ka bërë të ditur se, në mesnatë, komandanti i KFOR-it do të takohet me përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës.

“I kemi lutur që të bëjnë gjithçka, nëse jo ta anulojnë (vendimin për zbatimin), atëherë ta shtyjnë zbatimin deri në arritjen e marrëveshjes në Bruksel”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, po ashtu, ka shtuar se pret që situata të shtensionohet gjatë ditës së hënë.

Shtyrjen e zbatimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës e ka kërkuar Qeveria amerikane.

“Jam këtu që në emër të Qeverisë amerikane të kërkoj shtyrjen e zbatimit të këtyre dy vendimeve për 30 ditë. Ne mendojmë se një shtyrje e tillë do të ishte e rëndësishme, sepse duket se ka dezinformim dhe keqkuptime për këto vendime. Ne shpresojmë se do të punojmë me këtë Qeveri dhe kolegët nga Bashkimi Evropian që të sigurojmë se këto marrëveshje kuptohen më mirë dhe në këtë mënyrë të ulim tensionet”, ka thënë ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit që ka zhvilluar me zyrtarë të lartë shtetërorë në Kuvendin e Kosovës.

Hovenier ka thënë se për asnjë moment nuk ka kërkuar që marrëveshjet të rishqyrtohen.

“Dua të përmend se jemi të shqetësuar që disa individë kanë vendosur të tregojnë pakënaqësitë për këto vendime duke krijuar barrikada apo duke kufizuar lirinë e lëvizjes. Ne nuk inkurajojmë diçka të tillë. Rruga e duhur është përmes dialogut civil”, ka thënë mes tjerash ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, janë përgjegjësit kryesorë për situatën në veri të Kosovës.

Petkoviq, në anën tjetër, ka akuzuar Kurtin për krizën.

“Fajtori i vetëm për situatën aktuale në Kosovë dhe Metohi është Alibin Kurti, i cili me lëvizjet e tij të papërgjegjshme po shkakton krizë të re në territorin e Kosovës dhe Metohisë”, ka thënë Petkoviq në një deklaratë me shkrim.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim

Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje

Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion

Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim

Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit

Kosova News 01/08/2022 01/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje
18:29 -09/07/2026
Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial
18:07 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?