KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiq frikësohet se serbët në veri do të pajisen me pasaporta kosovare, iu premton liberalizim
Rajon

Vuçiq frikësohet se serbët në veri do të pajisen me pasaporta kosovare, iu premton liberalizim

Kosova News
Kosova News 18:18 -22/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se “do ta zgjidhë çështjen” për serbët që kanë pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e MPB-së së Beogradit pas liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në ditën e nënshkrimit në Parlamentin Europian, BE e bëri të qartë se liberalizimi vlen për pasaportat legjitime të lëshuara nga institucionet e Kosovës. Por, Vuçiq thotë se për këtë do të flasë me BE-në dhe se do ta zgjidhë brenda tetë muajve.

“Është duke u diskutuar. Nuk mund t’ju premtoj sepse nuk është në dorën tonë, por besoj se do të zgjidhet në tetë muajt e ardhshëm, aq sa kemi kohë. Pra, kemi kohë deri më 1 janar për ta zgjidhur atë problem dhe besoj se do ta zgjidhim atë problem”, tha Vuçiq.

Siç shkruan mediumi në gjuhën serbe “Kossev” janë rreth 80-90,000 qytetarë serbë me të Kosovës, të cilët ende përdorin si dokument udhëtimi pasaportën e lëshuar nga Drejtoria Koordinuese e Beogradit. Ka pothuajse 15 vjet që Serbia lëshon pasaporta për serbët e Kosovës, por që janë të ndryshme nga ato për qytetarët e Serbisë.

Edhe për këto pasaporta kërkohet vizë Shengen për të udhëtuar brenda Bashkimit Evropian. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi iu ka bërë thirrje qytetarëve serbë që brenda këtyre tetë muajve t’i marrin pasaportat e lëshuara nga institucionet e Kosovës.

“Qytetarët që kanë pasaporta të lëshuara nga Beogradi, shpresoj, do ta shfrytëzojnë këtë periudhë tetëmujore për të marrë pasaporta të rregullta të Kosovës, në mënyrë që edhe ata të gëzojnë përfitimet e këtij vendimi”.

Raportuesi i vizave për Kosovën në Parlamentin Europian, Thjis Reuten,ditën e ceremonisë është pyetur për këta serbë të Kosovës që kanë pasaporta të lëshuara nga Beogradi nëse me to mund të udhëtojnë lirshëm pas vendimit për liberalizimin e vizave.

Reuten tha se kjo s’mund të ndodhë meqë ligji është i qartë që në zonën Schengen mund të udhëtojnë mbajtësit e pasaportave të Kosovës.  

“Legjislacioni është i qartë – pasaportat që lëshohen nga autoritetet kosovare. Dhe për ata që jetojnë në Serbi, ata tashmë kanë viza. Vendimi është formuluar goxha me kujdes. Qytetarët e Kosovës me dokumente të Kosovës do të mund të udhëtojnë lirshëm”, tha Reuten.    

Gjithashtu lexoni:

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Tomë Gashi: Personat që e ofendojnë Rifat Jasharin duhen përjashtuar nga partia

Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht

Numërohen 40% e votave me postë, ky është rezultati

Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren

Kosova News 22/04/2023 22/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Trump mbërrin në Evropë për samitin e G7
17:37 -15/06/2026
Spektakël delfinësh në Karaburun-Sazan, mahniten turistët
17:27 -15/06/2026
Pritën semaforin jeshil për të festuar, tifozët japonezë tërheqin sërish vëmendjen për disiplinën e tyre (VIDEO)
17:22 -15/06/2026
​“Nuk jemi Republikë Bananesh!” – Netanyahu nervozohet pas marrëveshjes së paqes
17:12 -15/06/2026
Vance: Marrëveshja ShBA–Iran u firmos në formë elektronike të dielën
17:05 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?