KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiq deklarohet para takimit të nesërm: Të gjitha ua thashë Escobarit dhe Lajçakut, nesër do t’ua them Borrellit dhe Kurtit
Rajon

Vuçiq deklarohet para takimit të nesërm: Të gjitha ua thashë Escobarit dhe Lajçakut, nesër do t’ua them Borrellit dhe Kurtit

Kosova News
Kosova News 18:25 -17/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se nuk është “shumë optimist” përpara takimit të nesërm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Ohër, por gjithashtu se Serbia është “gjithmonë e gatshme të bisedojë për zgjidhje kompromisi”.

Vuçiq tha se ai nuk po udhëton në raundin e ri të dialogut të ndërmjetësuar nga BE me kurrëfarë mesazhi dhe se gjithçka që ai kishte për të thënë, ua tha tashmë të dërguarve të BE-së dhe SHBA-së, Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar, gjatë vizitës së tyre të fundit në Beograd.

“Nuk kam ndonjë mesazh të veçantë, të gjitha ua kam thënë në fytyrë Escobarit dhe Lajçakut një apo dy ditë më parë në Beograd, nesër do t’ia them Borrellit e Kurtit dhe kaq”, tha sot Vuçiq duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Serbi.

Siç raporton “Nova”, Vuçia ka thënë se shpreson që nesër në Ohër të ketë një “bisedë të mirë”.

“Nuk e di se çfarë presin njerëzit. Serbia është gjithmonë e gatshme të diskutojë për zgjidhje kompromisi, por nëse do të ketë apo jo, nuk jam shumë optimist…”, tha ai.

Ai përsëriti se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet në përputhje me katër dokumentet e nënshkruara në Bruksel.

“Përmbajtja e atyre dokumenteve duhet të plotësohet dhe unë nuk jam i interesuar veçanërisht për fantazmagoritë e tyre për modelet daneze dhe suedeze. Nëse kërkoni arsyen e mjaftueshme për të fajësuar Serbinë, gjithmonë do ta gjeni, nuk keni nevojë të shpikni modele të reja për këtë”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Ai vlerësoi se Serbia sot është “mes çekanit dhe kullës”.

“Kosova është fëmija i tyre, duhet ta luhatin. Kjo është arsyeja pse ne jemi gjithmonë në një pozitë më të vështirë. Ata që mbështesin integritetin territorial të Serbisë, të gjithë kanë problemet e tyre të panumërta, kështu që ne kemi mbetur mes ‘ 135ekanit dhe kullës’. Por ne do ta nxjerrim Serbinë në një mënyrë mjaft të zgjuar dhe të mençur”, tha Vuçiq.

Në takimet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, përveç delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë – që do të takohen nën ndërmjetësimin e BE-së – do të marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në cilësinë e vëzhguesit.

Escobar më 17 mars në Prishtinë u takua me krerët shtetërorë dhe u shpreh optimist për një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me Escobar, tha se në Ohër delegacioni i Kosovës “udhëton me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë”.

Propozimi evropian, që Kosova dhe Serbia e pranuan më 27 shkurt, shihet si një marrëveshje e përkohshme e cila do të çojë në atë përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse nuk e parasheh njohjen reciproke, diplomatët perëndimorë thonë se është marrëveshja më e mirë që aktualisht mund të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.

Propozimi evropian përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Serbia insiston që Prishtina të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërkaq Kosova kërkon që marrëveshja përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve ka nisur më 2011. Bashkimi Evropian e ndërmjetëson këtë proces, ndërkaq Shtetet e Bashkuara, ndonëse nuk janë palë e dialogut, e mbështesin atë. 

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Kosova News 17/03/2023 17/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?