KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vritet zëvendëskomandanti i marinës ruse
Botë

Vritet zëvendëskomandanti i marinës ruse

Kosova News
Kosova News 21:41 -03/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë e ka konfirmuar vrasjen e një komandanti të lartë të forcave të saj në rajonin e Kurskut. Gjeneral-majori Mikhail Gudkov raportohet se është vrarë bashkë me 10 persona tjerë nga një sulm raketor të Ukrainës në një post komandues.

Në afërsi të kufirit me Ukrainën është vrarë gjeneral-majori Mikhail Gudkov, zëvendëskomandant i marinës ruse. Lajmin e ka konfirmuar ushtria ruse.

Gjeneral-majori Gudkov, i caktuar nga presidenti rus Vladimir Putin në detyrën e zëvendëskomandantit të marinës në mars, është vrarë gjatë detyrës luftarake, siç ka bërë të ditur Ministria ruse e Mbrojtjes, në rajonin perëndimor të Kurskut. Megjithatë, ministria nuk ka dhënë detaje të tjera rreth detyrës apo operacionit.

Sipas Oleg Kozhemyakos, guvernatorit të rajonit Primorsky, në Lindjen e Largët të Rusisë, në këtë incident kanë mbetur të vrarë edhe dhjetë persona të tjerë.

Disa raportime të pakonfirmuara, si nga ushtria ruse, ashtu edhe ajo ukrainase në rrjetin Telegram, bëjnë me dije se vdekja e gjeneral-majorit Gudkov dhe e dhjetë personave të tjerë ishte pasojë e një sulmi me raketë të Ukrainës në qendrën komanduese në afërsi të qytezës Korenevo, që ndodhet rreth 30 km larg kufirit.

Ukraina zyrtarisht nuk ka komentuar për sulmin, ashtu siç është e zakonshme për operacionet që kryen brenda territorit të Rusisë.

Më parë, Gudkov ka qenë komandant i Brigadës së 155-të të Këmbësorisë Detare të Flotës së Paqësorit, njësi kjo e përfshirë në luftime të ashpra në Ukrainën lindore dhe më vonë edhe në rajonin e Kurskut.

Gjithashtu lexoni:

Pentagoni: Administrata e Bidenit ka dërguar shumë armë në Ukrainë

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Finlandë

Von der Leyen: BE-ja gati për marrëveshje me ShBA, paralajmëron masa në rast dështimi

Ushtria ukrainase nis operacionin e ri “Dronocid”, duke shkatërruar 42 pozicione nga të cilat rusët ngritin në ajër dronët

Të shtëna me armë ndaj njerëzve jashtë klubit të natës në Çikago, 4 të vdekur dhe 14 të plagosur

Kosova News 03/07/2025 03/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë
23:21 -03/07/2025
Gashi për deklaratat e Kurtit: Ishin konstatime, jo akuza
23:17 -03/07/2025
Festivali “Rock & Blues” mbush xhepat e miqve të kryetarit Totaj – Vetëvendosje në Prizren kërkon hetim urgjent
22:29 -03/07/2025
Digjet një objekt në Zonën Industriale në Prishtinë
22:07 -03/07/2025
Mediat belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel
21:46 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?