KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vritet në Lezhë kushëriri i Ardian Nikulajt, biznesmenit që u vra pak muaj më parë
Rajon

Vritet në Lezhë kushëriri i Ardian Nikulajt, biznesmenit që u vra pak muaj më parë

Kosova News
Kosova News 23:29 -02/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një person ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë në Lezhë gjatë së shtunës.

Siç raportohet viktima ka qenë Entjan Nikulaj.

Ai u qëllua disa herë me automatik teksa ishte duke lëvizur me makinën e tij. Dyshohet për dy atentatorë, të cilët e ndoqën me automjet.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ndaj tij është qëlluar disa herë duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Eno është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt, i cili u vra në një atentat  prillin e këtij viti brenda lokalit të tij në Shëngjin.

Policia zbardhi ngjarjen dhe doli në përfundimin se ai u ekzekutua për qëllime gjakmarrjeje.

Ndërkohë në korrik të këtij viti u ekzekutua në Lezhë Nikolin Lekstakaj. Ai nuk para dilte nga shtëpia, por një moment vrasësit e gjetën në derën e një marketi duke blerë diçka dhe e qëlluan me breshëri duke e lënë të vdekur në vend.

Nuk dihet ende nëse vrasja e sotme ka lidhje apo jo me ngjarjet e mëparshme pasi gjithçka sapo ka ndodhur dhe detajet do të dalin në vijim nga policia.

Policia doli në një njoftim për shtyp teksa Nikulaj ishte në spital në gjendje të rëndë, por mësohet se ndërroi jetë pasi policia kishte reaguar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin.

Si pasojë është plagosur shtetasi E. N., i cili është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.

Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore.

Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 02/12/2023 02/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik
16:02 -16/07/2026
Gërvalla dorëzon kallëzim penal ndaj ministres serbe: Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë
15:46 -16/07/2026
Kurti pret ambasadorin jo-rezident të Irlandës, uron Presidencën e BE-së
15:27 -16/07/2026
Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit
15:00 -16/07/2026
Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq
14:52 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?