Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka thënë se 37 persona, përfshirë fëmijë dhe gra shtatzëna janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në një bllok ndërtesash në qendër të Gazës, të premten mbrëma.
Sipas stafit shëndetësor, 35 nga 37 viktimat ishin anëtarë të një familjeje, raportoi CNN.
Sipas ministrisë, vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë gjithsej 63 persona, si rezultat i operacioneve ushtarake të Izraelit. Ndërkaq janë plagosur 112 të tjerë.
Numri total i të vdekurve në Gazë që kur ka nisur lufta më 7 tetor, ka shkuar në 31,553, ndërkaq i të plagosurve në 73,546.
Ministria e Shëndetësisë ka thënë të premten, se fëmijët dhe gratë përbëjnë 72% e totalit të të vdekurve.


