KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vrau vëllain dhe pastaj ia dogji kufomën – Supremja hedh poshtë ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit nga Rahoveci
Siguri

Vrau vëllain dhe pastaj ia dogji kufomën – Supremja hedh poshtë ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit nga Rahoveci

Kosova News
Kosova News 12:38 -11/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit G.K i cili akuzohet për vrasjen e vëllait të tij në Rahovec.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 11 shkurt 2020, në fshatin Bërnjak të Rahovecit.

Mbrojtja kishte paraqitur ankesë kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Në njoftimin e Supremes thuhet se Gjykata Themelore në Gjakovë të akuzuarin G.K., e ka shpallur fajtor për shkak të veprës penale vrasja e rëndë dhe veprës penale mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe ia ka shqiptuar dënimin me burgim të përjetshëm, të cilin e ka vërtetuar edhe Gjykata e Apelit.

“Në seancën e kolegjit të Gjykatës Supreme të mbajtur më datë 19.10.2023, me shumicë të votave, është refuzuar ankesa e mbrojtësit të G.K., si e pabazuar”, thuhet në njoftim.

Në aktgjykimin e Gjykatës Supreme PA-II.nr.1/2023, precizohet se vet i akuzuarit, në mbrojtjen e tij, në deklaratën e dhënë në polici, nuk e ka mohuar kryerjen e veprës penale në drejtim të vëllait të tij, përkundrazi e ka përshkruar në detaje se si e ka privuar nga jeta tani të ndjerin B.K., pastaj se si e ka djegur kufomën dhe si e ka hedhur të njëjtën me qëllim që të fshihen gjurmët e vrasjes.

Përveç kësaj, dëshmitarët e familjes së të dënuarit dhe dëshmitarët e familjes së tani të ndjerit, kanë vërtetuar se pikërisht i akuzuari G.K. është personi që e ka privuar nga jeta tani të ndjerin B., prandaj konkludimet e gjykatës së shkallës së parë se i akuzuari me dashje direkte e ka privuar nga jeta të ndjerin janë të drejta dhe të arsyeshme dhe të bazuara në prova dhe shkresat tjera të lëndës.

“Gjykata Supreme duke marr parasysh mënyrën e kryerjes së veprës penale, vendin e kryerjes së veprës penale, sjelljen e të akuzuarit para kryerjes së veprës penale si dhe pas kryerjes së veprës penale, faktin se vepra penale është kryer në “rrethana veçanërisht rënduese”, konsideron se dënimi të cilin i ka shqiptuar gjykata e shkallës së parë, i vërtetuar edhe me aktgjykimin e shkallës së dytë, është i drejtë, i ligjshëm, dhe se i njëjti është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës së kryer penale dhe shkallën e përgjegjësisë penale të dënuarit, dhe është në funksion të preventivës gjenerale dhe individuale dhe se me këtë dënim do të arrihet qëllimi i ndëshkimit”, thuhet në njoftim. 

Gjithashtu lexoni:

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Një 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Janiqisht të Malishevës

Kosova News 11/01/2024 11/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
61%
Wed
32 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
32 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut
23:15 -11/08/2026
Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?