KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vrau sot nënën në Dragash pas një historie të gjatë dënimesh dhe trajtimi psikiatrik, i dyshuari kishte tre aktgjykime të mëparshme
Siguri

Vrau sot nënën në Dragash pas një historie të gjatë dënimesh dhe trajtimi psikiatrik, i dyshuari kishte tre aktgjykime të mëparshme

Kosova News
Kosova News 14:17 -21/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Restelicë të Komunës e Dragashit, ku një person e ka vrarë nënën e tij pas një sulmi fizik brutal.

Lajmin për këtë, sot e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Ai ka thënë se i dyshuari, ka pasur probleme të shëndit mendor.

“Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa viktima ka pësuar disa lëndime në regjionin e kokës. I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për procedura të mëtejme ligjore. Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Bytyqi.

Në lidhje me rastin, detaje ka dhënë sot edhe Prokuroria Themelore në Prizren, të cilët kanë thënë se i njëjti kishte çrregullime mendore dhe ishte i përfshirë në tri raste të dhunës në familje.

“Një (1) rast është trajtuar gjatë vitit 2024, ndërsa dy (2) raste gjatë vitit 2021. Për këto raste, Prokuroria ka ndërmarrë veprimet ligjore përkatëse, ka ngritur aktakuza dhe për të njëjtat raste janë nxjerrë aktgjykime dënuese. Prokuroria Themelore në Prizren është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të vdekjes”, ka njoftuar Prokuroria në Prizren.

Në lidhje me këto vepra të tij, zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, ka treguar se si janë trajtuar nga Dega në Dragash.

Sipas njoftimeve zyrtare të Gjykatës Themelore në Prizren, ndaj të dyshuarit Ferzidin Boza (Bota), janë trajtuar gjithsej tre raste penale:

Në rastin P.nr. 2/22, më 15.07.2022, ai ishte shpallur fajtor për veprën penale Lëndim i lehtë trupor, për çka ishte dënuar me 6 muaj burgim me kusht, si dhe i ishte shqiptuar masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik ambullantor në liri në kohëzgjatje prej dy vitesh.

Po ashtu, në rastin P.nr. 56/21, më 22.08.2022, i njëjti ishte dënuar për Dhunë në Familje, me 6 muaj burgim me kusht dhe sërish ishte urdhëruar trajtim i detyrueshëm psikiatrik në liri, i cili sipas ligjit nuk duhej të tejkalonte periudhën prej tre vitesh.

Ndërsa në rastin më të fundit, P.nr. 65/24, më 17.10.2024, ai ishte shpallur fajtor për Lëndim të lehtë trupor dhe dënimi me 6 muaj burgim i ishte zëvendësuar me gjobë prej 2,000 euro, duke i llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim.

Megjithë këto masa gjyqësore dhe trajtime të detyrueshme psikiatrike, sot dyshohet se i njëjti person ka kryer veprën më të rëndë penale, vrasjen e nënës së tij.

Ky nuk është rasti i parë kur persona me të kaluar penale dhe histori recidivizmi përfundojnë të përfshirë në vepra të rënda penale, pavarësisht se më herët ndaj tyre ishin shqiptuar dënime dhe masa të ndryshme ligjore. /Lajmi.net/

Gjithashtu lexoni:

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen tre persona

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj

Kosova News 21/01/2026 21/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen tre persona
18:23 -12/07/2026
Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën
17:58 -12/07/2026
Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?