KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vrasjet e ushtarëve shqiptarë të vrarë në armatën e ish-Jugosllavisë, plagë të hapura që kërkojnë drejtësi
Lajme

Vrasjet e ushtarëve shqiptarë të vrarë në armatën e ish-Jugosllavisë, plagë të hapura që kërkojnë drejtësi

Kosova News
Kosova News 15:52 -12/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë organizoi forum diskutimi me temën:  Ushtarët shqiptarë të vrarë në Armatën e ish-Jugosllavisë.

Drejtori i këtij instituti, Atdhe Hetemi, theksoi rëndësinë e dokumentimit dhe kërkimit të drejtësisë për rastet e identifikuara të vrasjeve të ushtarëve shqiptarë në Armatën e Ish-Jugosllavisë .

“Bëjmë një thirrje për ndërgjegjësim, dokumentim dhe përgjegjësi. Kjo seri forumesh ka për qëllim të sjellë në vëmendje kapituj që janë heshtur që shpesh janë anashkaluar nga kujtesa. Është përpjekja jonë për të krijuar një kujtesë të thellë dhe të qëndrueshme. Djemtë shqiptarë, shumica moshë e re, nuk ranë në lufte, por u vranë në paqe. Ky forum është hapi i parë i projektit që të zbulojë të vërtetën dhe është përpjekje për drejtësi. Instituti ynë nuk synon vetëm të përkujtojë, por edhe të ndërtohet një platformë institucionale”, tha Hetemi.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se kjo është një dëshmi se institucionet nuk i harrojnë viktimat.

“Jemi bashkë në këtë forum për ushtarët e vrarë në Armatën e Jugosllavisë. Kjo histori është e shtrirë në një periudhë të gjatë. Rasti i parë ishte në korrik të vitit 1951, ku u vra ushtari i parë. Ai ishte Ramadan Gashi. Sot e asaj dite nuk e kanë marrë trupin dhe asnjë shpjegim. Vit pas viti u vranë ushtarë shqiptarë. Institucionet e Kosovës i njohin ata me emër,  historitë e rasteve të tyre dhe krimet e kryera nga shteti i Serbisë. Kërkohet drejtësi. Janë 135 raste që do të evidentohen. Këto janë njëra nga arsyet që është bërë ky institut”, tha Kurti.

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” Blerina Rogova- Gaxha, theksoi nevojën për ndërtimin e kujtesës institucionale.

“Ajo që jemi përpjekur është rindërtimi i historisë, të memorizojmë dhe të risjellim momentet kyçe, sepse kështu kuptojmë historinë. Politika shtypëse dhe diskriminuese serbe nuk kishte target vetëm shpirtin e tyre, por nënshtrimin. Kjo është thirrje për sensibilizim, thirrje për drejtësi për të gjitha viktimat. Jemi dëshmitarë moralë që kjo ndihmon mobilizimin e kujtesës në formë institucionale. Duhet të punojmë që jeta dhe vdekja e tyre të mos mbeten vetëm numra dhe statistikë. Ato duhet të dokumentohen”, tha Rogova- Gaxha.

Ish- i burgosuri politik, Riza Xhakli, dha dëshmi personale për padrejtësitë e përjetuara në Armatën e ish –Jugosllavisë pas montimit të rastit të Aziz Kelmendit në kazermën e Paraçinit.

“Jemi njohur nga afër. Ishim bashkë në shërbim ushtarak. Ishte djalë i qetë, i mençur. Ishte student shembullor. Sot jam për të dëshmuar se jam njëri nga ata që u dënua padrejtësisht “, tha Xhakli.

Gani Morina nga Këshilli i familjarëve të ushtarëve të vrarë në Armatën e ish -Jugosllavisë tha se këto janë plagë të hapura, që kërkojnë drejtësi dhe kujtim të denjë.

“Jemi për të trajtuar një dhimbje krenare. Mbarimi i Luftës së dytë botërore për ne nuk solli liri. U mbushën burgjet me ushtarë, njerëzit vriteshin dhe pushkatoheshin. Vrasjet selektive e shpërfaqnin fytyrën kriminale,  siç e kishte Jugosllavia”, tha Morina.

Gjithashtu lexoni:

KFOR-i trajnon ushtarët amerikanë për ndërhyrje ajrore kundër zjarreve

E-Kosova vjen me dy shërbime të reja

Osmani nderohet me Çmimin Evropian “Coudenhove-Kalergi” në Austri

Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrim të përbashkët në veri të vendit

A do t’i hapet rruga Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Detajet e takimit të Kurtit me ambasadorët e QUINT-it

Kosova News 12/05/2025 12/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

KFOR-i trajnon ushtarët amerikanë për ndërhyrje ajrore kundër zjarreve
19:57 -12/05/2025
E-Kosova vjen me dy shërbime të reja
19:44 -12/05/2025
Osmani nderohet me Çmimin Evropian “Coudenhove-Kalergi” në Austri
19:35 -12/05/2025
Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrim të përbashkët në veri të vendit
19:30 -12/05/2025
Ministrja Nagavci viziton nxënësit në ditën e parë të testit PISA 2025
18:55 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?