Policia e Kosovës njofton për një rast të vrasjes në tentativë që ka ndodhur në Prizren.
Në njoftim thuhet se në këtë rast një mashkull kosovar ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe disa të tjerë janë lënduar gjatë një përleshje që ka ndodhur midis disa personave.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishekë, dy thika, një shufër metalike dhe një boks hekuri. Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i plagosuri është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë.
Njoftimi nga Policia:
INCIDENTET KRIMINALE
VRASJE NË TENTATIVË
Prizren 07.05.2023 – 01:16. Një mashkull kosovar ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe disa të tjerë janë lënduar gjatë një përleshje që ka ndodhur midis disa personave. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishekë, dy thika, një shufër metalike dhe një boks hekuri. Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i plagosuri është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK. Me vendim të prokurorit nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.


