Mitrovicë- Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një person në Mitrovicë, nën dyshimin për vrasje të rëndë në tentativë.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur më 5 nëntor rreth orës 22:55, ndërsa i dyshuari u arrestua dje.
“Mitrovicë / 05.11.2023 – 22:55. Lidhur me rastin më 06.11.2023 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


