ë i mitur ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e një tentimvrasjeje që ka ndodhur në Istog.
Rasti raportohet se ka ndodhur mes disa të miturve të enjten, më 21.05.2026.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë për se i mituri, i cili gjendet në rrezik për jetë, tashmë është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Ndërsa, një i mitur tjetër, i përfshirë në rast, po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
“Ka ndodhur një rast i vrasjes në tantativë në Istog ku dyshohet që janë përfshirë disa të mitur ku njëri prej tyre, për fat të keq është në gjendje kritike”- ka deklaruar Nikçi për KALLXO.com.


