Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Deçan, ku thuhet se një person është lënduar nga një mjet i mprehtë.
Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se në një lokal pas një zënke verbale në mes të viktimës dhe të dyshuarit, kishte ardhur deri te kacafytja në mes të tyre me ç’rast viktima ka pësuar lëndime që dyshohet se i mori nga një mjet i mprehtë.
Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.
“Raportohet se në një lokal pas një zënke verbale në mes të viktimës mashkull kosovar dhe të dyshuarit mashkull kosovar, kishte ardhur deri te kacafytja në mes të tyre me ç’rast viktima ka pësuar lëndime dyshohet se nga një mjet i mprehtë. Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e plotë.


