Në Gjilan rreth orës 02:40 të mëngjesit, një mashkull kosovar është sulmuar me thikë pas një zënke me një person të panjohur.
Siç thuhet në raportin e Policisë, ngjarja ndodhi pasi viktima dhe personi i dyshuar u përfshinë në një debat që kulmoi me sulmin e rëndë.
Autoritetet policore janë njoftuar menjëherë për ngjarjen dhe kanë reaguar menjëherë, ndërsa, rasti është inicuar si “Vrasje në tentativë”.
Viktima është transportuar në një qendër mjekësore, ku po merr tretman mjekësor.
“Tretman mjekësorë ka kërkuar viktima mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një zënke që kishte pasur me një të dyshuar të pa njohur për të, është sulmuar fizikisht nga ai me thike”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Njesitë e hetuesisë janë tashmë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin e personit të dyshuar.


