Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për veprën vrasje që ka ndodhë mbrëmë në Hajvali.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook, Policia njofton se personi i dyshuar XHEMAIL (BAJRAM) NUHIU ndodhet në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së tij, na kontaktoni direkt në: E-mail: [email protected], Android #app: Lajmero Policine, Tel: 192.


