KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vrasja e Renis Dobrës, vëllezërit Bushgjokaj e ndoqën 3 ditë, përdorën makina me qira
Rajon

Vrasja e Renis Dobrës, vëllezërit Bushgjokaj e ndoqën 3 ditë, përdorën makina me qira

Kosova News
Kosova News 11:41 -16/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë, që tronditi opinionin publik pasi i riu pasi u rrëmbye dyshohet se u mbyt me litar dhe trupi i pajetë u hodh pranë liqenit të Shkopetit.

A2 CNN-i mëson se tre vëllezërit që akuzohen për ngjarjen, Kristi, Fatjon dhe Aleksandër Bushgjokaj nga Tropoja, të cilët jetonin në Kamëz dhe i dyshuari tjetër Petrit Çakrri kanë përdorur makina me qira për te kryer krimin.

Ata sipas policisë kanë marrë makina me qira në Rinas dhe Yzberisht disa ditë para kryerjes se krimit dhe i kanë ndërruar automjetet disa herë për të humbur gjurmët.

Ndjekja e të riut është bërë 3 ditë me radhë, ku kanë vëzhguar çdo lëvizjeve të Renis Dobrës në Burrel, deri mbrëmjen e 8 korrikut kur e morën peng dhe pasi e mbytën me litar e hodhën në Liqenin e Shkopetit.

Një prej vëllezërve Bushgjokaj akuzohet për përkrahje të autorit të krimit pasi rezulton se ka dërguar në Kosovë dy vëllezërit e tij. Ndërsa dy vëllezërit e tjerë akuzohen se kanë bashkëpunuar në kryerjen e krimit.

Autorët rezulton se kanë tentuar ta hiqnin disa herë GPS-të e makinave me qira, por nuk ia kanë arritur.

Dyshimi i parë i policisë është se autorët kanë paeur konflikt të drejtpërdrejtë me Dobrën, por nuk përjashtohet mundësia ta kenë kryer vrasjen për llogari edhe të personave të tjerë.

Nga veprimet paraprake ka rezultuar se njohja e tyre është bërë në Gjermani, ku ishin të përfshirë në shpërndarjen e drogës dhe mendohet se ngjarja ka ndodhur në formë hakmarrjeje për shkak të humbjes së një sasie lënde narkotike dhe shume parash. (A2 Televizion)

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 16/07/2025 16/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor
13:20 -10/07/2026
Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut
12:59 -10/07/2026
ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren
12:27 -10/07/2026
Kurti: Për qeverisje përgjegjësia te ne, për presidentin e të gjithëve
12:00 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?