KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vrasja e Marigona Osmanit – sot shpallet aktgjykimi për të akuzuarit, Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu
Siguri

Vrasja e Marigona Osmanit – sot shpallet aktgjykimi për të akuzuarit, Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu

Kosova News
Kosova News 08:28 -04/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot pritet që rasti gjyqësor për vrasjen e Marigona Osmanit të marrë një epilog. Të  premten, do të mbahet seanca e shpalljes së aktgjykimit ndaj të akuzuarve, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të dy  të akuzuar për dhunimin dhe vrasjes e së ndjerës.

Seanca e cila do të jetë e hapur për publikun pritet të nisë nga ora 11:00.

Gjysëm ore para nisjes së seancës, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist do të protestojë duke kërkuar drejtësi për Marigona Osmanin dhe ndëshkim maksimal për vrasësit e saj.

Në gusht të vitit 2021, Osmani ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj, nga tashmë të akuzuarit kryesorë për dhunimin dhe vrasjen e saj, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.

Sejdiu akuzohet për vrasje të rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit ishte arrestuar më 24 gusht, ndërkaq Krivaqa si i dyshuari kryesor ishte arrestuar dy ditë më pas, teksa gjendej në arrati në një fshat të Ferizajt.

Aktakuza e përgatitur nga prokurori Valdet Osmani përshkruante maltretimin fizik e psikik ndaj viktimës, duke pasqyruar kështu një ndër aktet më mizore që kanë ndodhur viteve të fundit në Kosovë.

“Në intervale kohore nga ora 10:56 deri në orën 14:43, i pandehuri i parë merr një shkop, e së bashku me të pandehurin e dytë hyjnë në dhomë dhe e godasin në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast të njëjtës i shkaktojnë, dhimbje të mëdha fizike dhe psikike, ku nga goditjet pëson politrauma-lëndime të shumëfishta, ku vdekja shkaktohet drejtpërdrejtë nga asfiksia mekanike, si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik…”, thuhet në Aktakuzën e Prokurorisë.

Më 14 korrik 2022, ishte mbajtur seanca fillestare ku Dardan Krivaqa kishte shfrytëzuar të drejtën të mbrohet në heshtje, ndërkaq Arbër Sejdiu, ishte deklaruar i pafajshëm.

Më 26 tetor 2022 në dëgjimin fjalë për fjalë të aktakuzës, Krivaqa kishte deklaruar se i vjen keq dhe kishte shprehur ngushëllime duke thënë se pretendimet e prokurorit nuk kanë ekzistuar kurrë dhe nuk ekziston, përderisa shkurt shoku i tij kishte deklaruar se nuk e pranon fajësinë.

Ndërkohë, përveç prindërve të Marigonës, para gjykatës kishin dëshmuar edhe puntori i kompanisë së kamerave, të cilin Krivaqa e kishte thirrur për të kontrolluar kamerat e sigurisë që gjendeshin brenda banesës së tij ku dyshohet të ketë ndohur krimi.

Përveç tij, dëshmi ka dhënë edhe djali i dajës së Krivaqës, me të cilin Krivaqa dyshonte se e ka tradhtuar e ndjera.

Seancat ishin ndërprerë përkohësisht përreth 5 muaj sepse pritej raporti i Forenzikës mbi gjendjen psiqike të Krivaqës në kohën e kryerjes së krimit.

Por megjithatë raporti kishte nxjerrë të aftë psiqikisht Krivaqën.

Gjykimi kishte vazhduar sërish pas 5 muajsh, me ç’rast ishte bërë administrimi i provave, përfshirë atë kryesoren, shikimin e incizimeve 72 orëshe të kamerave në banesën e Krivaqës kur dyshohet se kanë ndodhur veprat.

Dy ditë radhazi incizimet dhe provat i kishin ndjekur palët pa prezencën e publikut dhe mediave, pasi dëshmitë preknin integritetin seksual të së ndjerës.

Seanca e radhës kishte nxjerrë detaje edhe më shokuese se aktakuza, për faktin se Arbër Sejdiu kishte vendosur jepte dëshminë e tij edhe njëherë nga fillimi.

Ani pse edhe këtë herë Krivaqa u mbrojt në heshtje, shoku i tij dëshmoi mbi tri orë për tmerrin që kishte parë, duke thënë se gjendjen e rëndë si të Margionës nuk e kishte parë as në filma.

Këtë të hënë qe mundësia e fundit për të akuzuarit, por edhe palët e tjera të thonin fjalën e tyre të fundit përpara se ky rast të marrë epilog të premten.

Si rrallëherë, në këtë seancë foli Krivaqa, i cili u pendua duke thënë se askush nuk e ka dashur të ndjerën sa ai.

Në seancën e fundit që paraqiste përmbylljen e këtij shqyrtimi gjyqësor, avokati i familjes Osmani kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të dy, pasuar nga avokatja e Sejdiut që kërkonte lirimin e tij, teksa mbrojtja e Krivaqës ngrehu dyshime se ky rast do të kthehet në rigjykim.

Dy të akuzuarit për krimin mizor ndaj Marigona Osmanit kanë qenë emra të njohur për organet e rendit edhe më herët, me dhjetra lëndë në gjykatë, por që kishin shijuar lirinë.

Gjithashtu lexoni:

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual

Dogana sekuestron cigare elektrike me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Kosova News 04/08/2023 04/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?