Gjykata e Apelit ka kthyer në rigjykim rastin ndaj vrasjes së Marigona Osmanit, ku të akuzuar janë Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.
“Gjykata e Apelit e Kosovës, Departamenti për Krime të Rënda, me aktvendimin PAKR.nr.677/23, të datës 11.01.2024, ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ankesat e mbrojtësve të akuzuarve D.K, av.Admir Salihu dhe A.S, av.Arbnora Shefkiu, av.Avni Ibrahimi edhe sipas detyrës zyrtare, ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, 2022:132923 të datës 04.08.2023, ashtu që çështja penale i është kthyer gjykatës së shkallës së parë, në rigjykim. Në pikën II të dispozitivit të aktvendimit, kjo gjykatë pretendimet ankimore të prokurorisë dhe ato të mbrojtësve për bazat e tjera ankimore si dhe të përfaqësuesit të palës se dëmtuar, i ka konsideruar tani për tani si jo lëndore, ndërsa në pikën III të dispozitivit të aktvendimit, ka konstatuar se të akuzuarit, D.K dhe A.S, të mbeten në paraburgim, deri në një vendim tjetër nga ana e gjykatës së shkallës së parë”, thuhet në njoftimin e Apelit.
Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, më 4 gusht të 2023, i akuzuari Dardan Krivaqa, është shpallur fajtor për shkak të veprës penale “vrasje e rëndë” ndërsa i akuzuari Arbër Sejdiu është shpallur fajtor për shkak të veprës penale “ndihma në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë” ashtu që Krivaqa është gjykuar me dënim me burgim të përjetshëm, ndërsa të akuzuarit Arbër Sejdiut, i është shqiptuar dënimi me burgim me kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë 15 vjet.
Kurse në pikën II të dispozitivit të aktgjykimit, të akuzuarin Dardan Krivaqa, për shkak të veprës penale “Dhunimi” dhe të akuzuarin Arbër Sejdiu, për shkak të veprës penale “Ndihmë në kryerjen e dhunimit” i ka liruar nga akuza meqë me asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer këto vepra penale.
Në arsyetimin e saj gjykata thotë se kjo gjykatë pretendimet ankimore të prokurorisë dhe ato të mbrojtësve për bazat e tjera ankimore si dhe të përfaqësuesit të palës se dëmtuar, i ka konsideruar tani për tani si jo lëndore, ndërsa në pikën III të dispozitivit të aktvendimit, ka konstatuar se të akuzuarit, D.K dhe A.S, të mbeten në paraburgim, deri në një vendim tjetër nga ana e gjykatës së shkallës së parë.
“Gjykata e Apelit, me aktvendimin PAKR.nr.677/23, të datës 11.01.2024, ka aprovuar, ankesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ankesat e mbrojtësve të akuzuarve D.K, av.Admir Salihu dhe A.S, av.Arbnora Shefkiu, av.Avni Ibrahimi edhe sipas detyrës zyrtare, aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, 2022:132923, të datës 04.08.2023, e ka anuluar ashtu që çështja penale i është kthyer gjykatës së shkallës së parë, në rigjykim. Në pikën II të dispozitivit të aktvendimit, kjo gjykatë pretendimet ankimore të prokurorisë dhe ato të mbrojtësve për bazat e tjera ankimore si dhe të përfaqësuesit të palës se dëmtuar, i ka konsideruar tani për tani si jo lëndore, ndërsa në pikën III të dispozitivit të aktvendimit, ka konstatuar se të akuzuarit, D.K dhe A.S, të mbeten në paraburgim, deri në një vendim tjetër nga ana e gjykatës së shkallës së parë. Në arsyetim të aktvendimit gjykata e shkallës së dytë, ka vlerësuar se pretendimet e prokurorisë dhe të mbrojtëseve lidhur me shkeljet esenciale të dispozitave procedurale qëndrojnë, ashtu që ekzistojnë shkelje të dispozitave nga neni 384 paragrafi 2.7, lidhur me nenin 369 paragrafi 6 dhe 7 të KPP, si dhe shkelje të dispozitës së nenit 384 paragrafi 2.1, lidhur me nenin 361 paragrafi 2 të KPP, të cilat kushtëzojnë anulimin e aktgjykimit të ankimuar”, thuhet tutje në njoftim.