KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vrasja e 21-vjeçares në Ferizaj, i dyshuari e kishte goditur të ndjerën disa herë në kokë
Siguri

Vrasja e 21-vjeçares në Ferizaj, i dyshuari e kishte goditur të ndjerën disa herë në kokë

Kosova News
Kosova News 12:57 -13/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

I dyshuari për vrasjen e 21-vjeçares dhe plagosjen e e vëllait të saj 15-vjeçar në objektin e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, 36-vjeçari Valon Aliu, u paraqit në seancën për caktimin e masës së sigurisë.

Me pranga në duar, i dyshuari për vrasjen e 21-vjeçares dhe plagosjen e vëllait të saj dërgohet në gjykatë

Në seancën e datës 13.04.2024, prokurori i Ferizajt, Valdet Avdiu, paraqiti dyshimet që janë ngritur për ngjarjen tragjike që ndodhi më 12.04.2024.Ai tha se ngjarja ka ndodhur në zyrën e njërës prej punëtoreve sociale në QPS Ferizaj.

Prokurori Avdiu tha se ndaj Valon Aliut ekziston dyshimi se me dashje ka privuar nga jeta të ndjerën E.C, me të cilën ka bashkëjetuar, duke e goditur me armë disa herë në kokë dhe duke plagosur në krah vëllain e të ndjerës.

Arma që u përdor në rast sipas prokurorit ishte pistoletë e tipit Zoraki m2906-T me kalibër 9 milimetër.

Arma është sekuestruar bashkë me një karikator të zbrazët. Në kallëzimin penal kundër të pandehurit Valon Aliu, ai po dyshohet për veprat penale – vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas kallëzimit penal që ka siguruar KALLXO.com, dëshmitare në këtë rast ka qenë punëtorja sociale Qëndresa Zymeri, e cila pos tjerash ka deklaruar se më 12.04.2024, rreth orës 14:40, në zyrën e saj në QPS, i pandehuri ka shtënë me armë disa herë në drejtim të të ndjerës, si dhe në drejtim të të dëmtuarit, vëllait të viktimës.

Edhe i dyshuari, në deklaratën e tij në polici ka thënë se brenda në zyre është takuar me të ndjerën, vëllain e saj dhe punëtoren e QPS-së. Sipas tij, aty ka filluar fjalosja dhe në një moment ka nxjerrë armën dhe fillimisht ka shtënë në drejtim të të ndjerës apo vëllait të saj pastaj sërish ka shtënë dy apo tri herë në drejtim të të ndjerës E.C dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Kurse sa i përket armës, të njëjtën e ka blerë në Ferizaj nga një klient dhe nuk ka pasur leje për armë.

I dyshuari Valon Aliu i ka 4 fëmijë, tre me një grua tjetër dhe një me të ndjerën. Viktima dhe i dyshuari ishin ndarë para 10 muajsh.

Rastit sipas të dyshuarit i paraprinë një mori problemesh siç theksoi ai në seancë në lidhje me djalin 1-vjeçar të cilin e kishin bashkë.

Një natë para se të ndodhte ngjarja, i dyshuari rrëfen se kishin pasur fjalosje me viktimën 21-vjeçare në rrjetin social “Instagram”.

Gjithashtu lexoni:

Aksident me fatalitet në Prishtinë

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president

Nesër vazhdon seanca konstituive

Kosova News 13/04/2024 13/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
76%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?