KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vrasës të dënuar ende të lirë në Kosovë, ekspertët: Të arratisurit rrezikojnë të kthehen në grupe kriminale
Kronika e Zezë

Vrasës të dënuar ende të lirë në Kosovë, ekspertët: Të arratisurit rrezikojnë të kthehen në grupe kriminale

Kosova News
Kosova News 22:05 -30/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Numri i personave në kërkim për vepra të ndryshme penale, vazhdon të jetë i lartë. Vetëm nga të dhënat e një prej prokurorive, rezulton se janë 33 të dyshuar në kërkim. Këto të dhëna janë nga Këshilli Prokurorial, vetëm prej dy prokurorive të vendit, derisa po bëhen tri javë nga vrasja e tre personave në Gjilan, ndërsa të dyshuarit mbeten larg duarve të drejtësisë. Kjo situatë sipas njohësve të sigurisë mund të ndikojë në dëmtim të imazhit të institucioneve.

Kanë kaluar gati tri javë që nga vrasja e tre personave në qendër të Gjilanit.

Por institucionet e drejtësisë ende nuk kanë arritur të arrestojnë të dyshuarit, Mefail Shkodrën e dy djemtë e tij që janë ende në kërkim.

Nga drejtoria rajonale e policisë në Gjilan përmes telefonit kanë thënë se janë duke punuar dhe duke e trajtuar këtë çështje seriozisht, dhe se janë duke ndërmarr hapa të nevojshëm për kapjen sa më të shpejtë të tyre.

Nga prokuroria në Gjilan nuk kanë kthyer përgjigje për hetimet në këtë çështje.

Por, tre anëtarët e familjes Shkodra nuk janë të vetmit në kërkim.

Televizioni i është drejtuar Këshillit Prokurorial në lidhje me numrin e të personave në arrati, dhe ky institucion, ka arritur të marrë përgjigje vetëm nga dy prej prokurorive themelore.

Ajo në Ferizaj ka deklaruar se ka 33 persona në kërkim, ndërsa ajo në Mitrovicë 2.

“Ju njoftojmë lidhur me pyetjet e juaja për personat në arrati, se kemi gjeneruar të dhëna vetëm nga dy prokurori Themelore, ngase këto të dhëna nuk gjenerohen nga zyrat e shkrimoreve dhe është e pamundur të kemi përgjigje nga gjitha prokuroritë. Të dhënat që i gjeni të bashkangjitura janë vetëm nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Mitrovicë. Nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, janë të kërkuar tridhjetetre (33) persona, pasi që të njëjtit gjenden në arrati, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Po ashtu, në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, janë dy (2) raste me dy (2) persona, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale”, thuhet në përgjigjen e dhënë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

E sipas ish hetuesit policor Naim Rudari, mos arrestimi i këtyre personave mund të jetë i rrezikshëm.

“Shumica nga ta pra strehohen apo fshihen diku që qëllim kryesor kanë shmangien nga kapja nga arrestimi i tyre, nuk kanë qëllim të kryejnë vepra penale ka edhe disa që formohen në grupe dhe ata mund të kryejnë edhe vepra tjera derisa janë në arrati dhe ata bëhen një formë e grupit kriminal të organizuar që janë rrezik..” , ka thënë Naim Rudari – ish-hetues policor.

Të njëjtën e thotë edhe avokati Valdet Hoxha i cili shton se të gjithë të arratisurit duhet të përballen me drejtësinë në një afat sa më të shpejte.

“Krijon një perceptim tek qytetarët një brishtësi të organeve të ndjekjes të një imazhi jo të duhur të mekanizmave të drejtësisë prandaj kjo është sfidë e vazhdueshme që shpesh varet nga rrethanat tjera objektive siç janë kontrolli jo i duhur i kufirit në një vijë të gjatë me Serbinë apo edhe shtet tjera dhe kjo është sfidë e vazhdueshme por mekanizmat kompetent duhet të bëjnë çdo gjë që është e mundur…”, ka thënë Valdet Hoxha- avokat.

Më 10 gusht tre persona u vranë në një kafiteri në qendër të Gjilanit, ndërkohë që dy nga tre të dyshuarit ishin arrestuar vitin e kaluar për veprën penale të fajdesë dhe detyrimit, por që ishin liruar nga paraburgimi pas propozimit të prokurorisë speciale, që masa të u ndryshohet me dorëzani.

Ndërkohë që nga muaji maj i 2024, Enver Sekiraqa i dënuar nga shkalla e parë me 25 vjet burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, është në kërkim nga organet e drejtësisë.

Gjithashtu, edhe një numër të dyshuarish për krime të kryera së voni, përfshirë një vrasje një Hajvali e një i arratisur nga burgu në Mitrovicë të Veritu, po ashtu i dënuar për vrasje, mbeten në liri edhe më tutje

Gjithashtu lexoni:

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet

OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut

Kosova News 30/08/2025 30/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?