Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i ka reaguar ish-të dërguarit special të Donald Trumpit për Kosovën, Richard Grenell.
Ish zyrtari amerikan, Grenell, në një postim në Tëitter, e ka quajtur Kurtin kryeministër fashist, i cili po vë masa të njëanshme në refuzimin e targave dhe letërnjoftimeve serbe.
“Edhe një herë, kryeministri fashist i Kosovës, radikal i ekstremit të majtë dhe me përvojë, Albin Kurti, në mënyrë të njëanshme bën një lëvizje për të refuzuar targat dhe ID-të serbe në Kosovë. Budallallëk. I pamatur. Dhe i panevojshëm” shkroi Grenell në Tëitter.
Kjo deklaratë e tij nuk i ka pëlqyer aspak von Cramonit, e cila e ka këshilluar atë që të bëjë diçka për veriun e Kosovës, në vend se të emërojë “Trump” liqenin e Gazivodës.
“I dashur Ric, nuk është e njëanshme, është reciproke. Trajtim i barabartë për mbajtësit e ID. Herën tjetër në vend që të riemërtoni Gazivodën në Liqenin Trump, provoni ndoshta të zgjidhni disa çështje konkrete për qytetarët në Veriun e Kosovës” ka shkruar ajo.
Dear Ric,
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) August 1, 2022
It’s not unilateral, it’s reciprocal. Equal treatment for ID holders.
Next time instead of renaming Gazivode to Trump Lake try maybe to solve some concrete issues for the people in #NorthKosovo.
Cheers,
Viola https://t.co/u2YKopBIyV
Grenell në një numër të postimeve në Tëitter ka sulmuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa ka thënë se gjithë ajo që po ndodh në Ballkan është shkaku i tij.
Ai madje edhe ditë më parë në një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit të Beogradit dhe thuajse fund e krye ka prekur temat që kanë të bëjnë me Kosovën.
Grenell, fajësoi kryeministrin Albin Kurti dhe BE-në për dështim në arritjen e marrëveshjeve Kosovë – Serbi, shkruan gazeta “Danas”.
Ai tha se KFOR-i duhet të tërhiqet nga Kosova, pasi “në këtë mënyrë po e zgjat konfliktin”, pastaj se “dialogu i ndërmjetësuar nga Brukseli ku përmendet njohja e pavarësisë së Kosovës nuk e zgjidh problemin”.


