KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Von Cramon i propozon Parlamentit Evropian të kërkojë që Serbia ta heqë votën kundër Kosovës në Këshill të Evropës
Politikë

Von Cramon i propozon Parlamentit Evropian të kërkojë që Serbia ta heqë votën kundër Kosovës në Këshill të Evropës

Kosova News
Kosova News 12:01 -09/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot në Parlamentin Europian do të diskutohet për raportin e Komisionit Europian për Kosovën të vitit të kaluar. Raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, do ta paraqesë këtë rezolutë. Përveç rezolutës për Kosovën, në seancën e sotme plenare në Strasburg do të diskutohet edhe për Serbinë.

Votimi për këto rezoluta pritet të bëhet të mërkurën.

Parlamenti Evropian diskuton sot për Kosovën dhe Serbinë

Në raportin që do të paraqesë Cramon, të publikuar në faqen e BE-së, thuhet se ajo do të kërkojë që PE të miratojë edhe një paragraf ku i kërkohet Serbisë që të heqë votën e saj kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës, duke theksuar që kjo bie ndesh me Marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shpreh keqardhje që Kosova është aktualisht e vetmja demokraci europiane që nuk është ende anëtare e Këshillit të Europës; i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ushtrojë presion ndaj Serbisë që të përmbahet nga përpjekjet për të izoluar vendin fqinj Kosovën nga skena ndërkombëtare duke bërë fushatë kundër njohjes së saj ose duke e përjashtuar vendin nga organizatat ndërkombëtare; i bën thirrje Serbisë të heqë votën e saj bllokuese që e ndalon Kosovën të jetë anëtare e Këshillit të Europës dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, gjë që përndryshe do të binte ndesh me Marrëveshjen e vitit 2013 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve; vë në pah se serbët e Kosovës do të përfitonin nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës, pasi kjo do t’u lejonte serbëve të Kosovës të paraqesin ankesa për të drejtat e njeriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet mes tjerash në këtë raport që do të prezantojë Cramon.

Po ashtu, mirëpritet edhe aplikimi i Kosovës në Bashkimin Europian.

“Mirëpret deklaratat mbështetëse për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE nga përfaqësuesit qeveritarë nga Austria, Kroacia, Çekia, Estonia, Finlanda, Gjermania, Italia, Lituania, Holanda dhe Suedia”.

Në këtë raport i bëhet thirrje shteteve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet sovran, Spanjës, Sllovakisë, Qipros, Rumanisë dhe Greqisë, ta bëjnë këtë pa vonesë të mëtejshme dhe kështu ta lejojnë Kosovën të përparojë në rrugën e saj europiane në baza të barabarta me vendet kandidate.

Ndërkaq, Serbisë pritet t’i kërkohet që t’i përshtatë qëndrimet e saj në politikën e jashtme me ato të BE-së, përfshirë këtu edhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Të dyja vendeve i kërkohet që t’i zbatojnë obligimet e marra nga marrëveshjet e arritura dhe se normalizimi gjithëpërfshirës i raporteve do të arrihet përmes njohjes së ndërsjellë.

Kancelari gjerman, Scholz: BE-ja t’i mbajë premtimet për integrimin e Ballkanit Perëndimor

Gjithashtu lexoni:

Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Kosova News 09/05/2023 09/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
KQZ-ja përmbyll vlerësimin e pakove të votimit me postë, 82,809 të aprovuara
18:20 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?