Policia e Kosovës e ka vlerësuar ndihmën amerikanë dhënë organeve policore.
Nëpërmjet një njoftimi për media, Policia ka njoftuar se u.d i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Fehmi Hoti, kanë pritur Benjamin ËEINBERG, Zyrtar i Programit DOJ-ICITAP për Europë/Eurasia, i cili ishte i shoqëruar edhe nga znj. Kimberly RIFFE atashe i DOJ-ICITAP, nga Ambasada e ShBA-së.
“Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje relevante të bashkëpunimit reciprok dhe u vlerësua lart ndihma amerikane ndaj Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Prej themelimit të Policisë, Ambasada Amerikane dhe agjencitë tjera të ShBA-së kanë ndihmuar Policinë, Prokurorinë dhe gjykatat përmes programeve të ndryshme.


