Vlerat e larta të mangani në liqenin e Badocit, kanë qenë shkak i përplasjes së deputetëve të VV-së me deputeten e PDK-së, Ganimet Musliun.
Mbledhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim u mbyll nga kryetarja Fitore Pacolli, pas insistimit të deputetes së PDK-së që të jap më shumë detaje për këtë çështje.
Fillimisht Musliu, bëri thirrje që uji të mos konsumohet dhe që Inspektorati të inspektojë të gjitha lokale e gastronomisë që furnizohen nga ky liqe.
“Helmimi i ujit të Badocit me mangan, duhet të sensibilizohen qytetarët. Nuk mjafton një cisternë me iu dërguar ujë qytetarëve. Të inspektohen restorantet, kafiteritë që shërbehen me ujin e Badocit. Ky ujë nuk shërben as për larje. Me i bë thirrje inspektoratit me inspektuar që mos ta përdorin qytetarët këtë ujë. Është shqetësim në pjesën e Matit dhe pjesët ku kanë kyçje në këtë ujë”.
Pas kësaj reagoi Pacollim duke thënë se nuk kanë kompetencë që të falsin për cilësinë e ujit, por vetëm që qytetarët duhet që t’i adresohen thirrjeve të IKShPK-së.
“Ne si Komision nuk na takon që ta marrim përsipër cilësinë e ujit, IKSHPK i njofton qytetarët. Na mundemi me bë thirrje por nuk jemi kompetentë me bë matje të përditshme. Qytetarët duhet ta kenë adresë IKSHPK, e jo neve, na mundemi me nda thirrjen e Institutit”.


