KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vjosa Osmani në Natën e Krishtlindjes: Paqja dhe solidariteti janë vlerat që na bashkojnë si komb
Politikë

Vjosa Osmani në Natën e Krishtlindjes: Paqja dhe solidariteti janë vlerat që na bashkojnë si komb

Kosova News
Kosova News 12:38 -25/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të natës së Krishtlindjes që u mbajt në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Osmani u është drejtuat qytetarëve duke rikujtuar rëndësinë e bashkimit, solidaritetit dhe humanizmit në shoqëri.

Presidentja tha se Krishtlindja është frymëzimi që na kujton se edhe përballë sfidave duhet të triumfojë shpresa.

“Magjia e Krishtlindjes na bën sonte të kthejmë vëmendjen edhe drejt atyre që janë larg, në shërbim, por mbi të gjitha drejt atyre që kanë më së shumti nevojë për kujdesin tonë”, tha Presidentja, duke shtuar se shembulli i Nënë Terezës na frymëzon të kujdesemi për të tjerët gjatë gjithë vitit.

Ajo foli edhe për rëndësinë e traditës dhe historisë së Kosovës, duke kujtuar figurat historike dhe shpirtërore që formësuan identitetin e vendit.

“Historia jonë e pasur është e gërshetuar me traditën tonë shpirtërore ndër shekuj. Në këtë vazhdimësi historike qëndrojnë figura madhore si Konstandini i Madh, Justiniani i Parë dhe shën Jeronimi ilir,” theksoi Osmani.

Ajo përmendi edhe martirët e parë katolikë të Kosovës, Florin dhe Laurin nga Ulpiana, duke theksuar se “Tragjedia e tyre dhe vizioni i tyre, së bashku me përkushtimin e vazhdueshëm ndaj njerëzimit, na frymëzojnë ta ruajmë dhe të përforcojmë lidhjet shpirtërore, kulturore dhe diplomatike”.

Në fjalimin e saj, Osmani bëri të ditur gjithashtu përkushtimin e Kosovës ndaj paqes dhe bashkëpunimit ndërfetar.

“Kosova mbetet e përkushtuar për t’i forcuar marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë dhe për ta avancuar miqësinë tonë historike, duke u udhëhequr nga vlerat që na bashkojnë: paqja, dinjiteti njerëzor, solidariteti dhe respekti ndërsjellë”.

Presidentja u drejtua me mesazh shprese dhe dashurie për qytetarët.

“Le t’i hapim zemrat dhe shtëpitë tona jo vetëm për gëzim dhe festë, por edhe për mirësi, përkujdesje dhe solidaritet. Qofshin ditët tuaja të mbushura me paqe, shëndet, gëzim dhe dashuri të pakufishme për shumë mot. Gëzuar Krishtlindjen dhe një vit të ri plot bekime për të gjithë”, tha Osmani.

Gjithashtu lexoni:

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë

Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së

Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit

Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim

Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)

Kosova News 25/12/2025 25/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?