KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vjeshtë e “vendimeve të rëndësishme” në Gjermani – thotë kancelari Merz
Botë

Vjeshtë e “vendimeve të rëndësishme” në Gjermani – thotë kancelari Merz

Kosova News
Kosova News 18:01 -17/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në fjalimin e tij në Bundestag të mërkurën, Friedrich Merz e paraqiti veten si kancelar reformist, ai i përgatiti gjermanët për reforma të gjera në muajt e ardhshëm.

“Vendi ynë ndodhet para vendimeve të rëndësishme këtë vjeshtë”, tha Merz gjatë debatit të përgjithshëm mbi buxhetin në Bundestag.

Prandaj është e rëndësishme, të “marrim rrugën e duhur në këtë moment historik”.

Nuk ka të bëjë “me asgjë më shumë dhe asgjë më pak se me të ardhmen e vendit tonë – si jetojmë, si jetojmë së bashku, si punojmë, si bëjmë biznes dhe nëse vlerat tona do të vazhdojnë të qëndrojnë”.

“Vendimet që na presin nuk kanë të bëjnë me detaje, por me çështje shumë themelore”, tha kreu i CDU.

Në fjalën e tij, Merz theksoi se liria është nën kërcënim, qytetarët po ndiejnë një ndjenjë në rritje të pasigurisë.

Po ashtu ai paralajmëroi se modeli ekonomik gjerman është nën presion nga “një proteksionizëm i ri i drejtuar kundër tregtisë së lirë dhe tregjeve të hapura”.

Ai kërkoi edhe reforma të thella në sistemin e pensioneve.

“Ne gjithashtu duhet të ristrukturojmë sistemin tonë të pensioneve”.

Kancelari e justifikoi këtë me ndryshimet demografike, duke argumentuar se të rinjtë nuk duhet t’i nënshtrohen barrës shtesë në Gjermani.

“Ndarja në politikë të brendshme dhe të jashtme është e vjetëruar”

Merz në fjalën e tij iu referua edhe luftës në Ukrainë dhe tha se ajo duhet të përfundojë.

Por duhet të presim, se ajo nuk do të përfundojë shpejt, theksoi kancelari gjerman, dhe nuk duhet të përfundojë në kurriz të sovranitetit politik dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Merz theksoi, se ndarja në politikë të brendshme dhe të jashtme sot është e vjetëruar dhe paralajmëroi për pasojat e mundshme të një paqeje në Ukrainë të diktuar nga Rusia.

Kjo vetëm sa do ta inkurajonte presidentin rus Vladimir Putin “të kërkonte objektivin e tij të radhës”, tha kreu i CDU-së.

“Putini ka kohë që po teston kufijtë”, theksoi ai. “Ai saboton, spiunon, vret, përpiqet të krijojë pasiguri”.

Kjo është parë kohët e fundit jo vetëm në Poloni; Rusia gjithashtu dëshiron të destabilizojë shoqërinë gjermane, paralajmëroi Merz.

Më parë kryetarja e grupit parlamentar të AfD, Alice Weidel e cila sipas traditës si partia më e madhe e opozitës mban fjalën e para, kishte sulmuar ashpër kancelarin, duke e akuzuar përsëri për shkelje të premtimeve të fushatës dhe “nxitje të luftës” në Ukrainë.

Ndryshe nga debati i tij i parë i përgjithshëm si kancelar në korrik, Merz nuk i hyri debatit me Weidel këtë herë.

Kritika kancelari Merz pati edhe nga partia Të Gjelbrit.

Drejtuesja e grupit parlamentar, Katharina Dröge, tha se politika e Merz është për mjaft biznese në Gjermani “zhgënjim i hidhur”.

Çmimet e energjisë janë shumë të larta dhe taksa e energjisë elektrike duhet të ulet, kërkoi ajo.

Merz po “zhgënjen miliona njerëz”, kritikoi Dröge.

Kurse kryetarja e partisë E Majta, Heidi Reichnnek kërkoi nga koalicioni një “pagë minimale të paprekshme nga varfëria”, në vend të kursimeve tek paratë për qytetarin, “Bürgergeld”.

Paratë duhet të shpërndahen “nga lart poshtë”, kërkoi politikanja e majtë. /DW/

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 17/09/2025 17/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?