Policia e Kosovës njofton se një person ka raportuar se persona të panjohur me forcë kishin kryer vjedhje në një objekt.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 11:30, në fashtin Rakaj të Ferizajt.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur me forcë kishin kryer vjedhje nga një objekt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.


