KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vizita e dyshimtë e Sami Lushtakut në Libi, takohet me gjeneralin kontravers libian, aleatin e fuqishëm të Putinit
Lajme

Vizita e dyshimtë e Sami Lushtakut në Libi, takohet me gjeneralin kontravers libian, aleatin e fuqishëm të Putinit

Kosova News
Kosova News 19:12 -28/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, sot e ka publikuar një njoftim në Facebook, duke thënë se ka qëndruar në vizitë zyrtare në Libi, ku është pritur nga gjenerali kontravers libian, Feldmarshall Khalifa Belkasem Haftar.
Mediat në Kosovë kanë publikuar pamje të pritjes që i është bërë Lushtakut në Libi, ku shihet duke zbritur nga një aeroplan “Privat Jet” dhe më pas shoqërohet nga një eskortë speciale.

Në njoftimin e tij, Lushtaku ka thënë se me gjeneralin libian ka zhvilluar takim të rëndësishëm dhe ka biseduar për çështje me interes të ndërsjellë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe forcimit të urave të komunikimit.



Në fakt, vizita e Lushtakut në Libi me ftesë të gjeneralit kontravers, Khalifa Haftar, është tejet e dyshimtë, duke qenë se Lushtaku është kryetar i një komune të vogël në Kosovë dhe Skenderaj nuk ka kurrfarë lidhjesh ekonomike me Libinë. Për më tëpër që gjenerali Haftar nuk është pjesë e qeverisë Libiane, të njohur ndërkombtarisht pas rënjës së Gadafit, përkundrazi Haftar ka marrdhënie konfliktuale dhe të tensionuara me qeverinë libiane.

- Reklamë -


Por kush është gjenerali libian dhe aleati i Putinit që u takua me Sami Lushtakun?

Sipas raporteve zyrtare të mediave nëdërkombëtare, Khalifa Belkasem Haftar është gjeneral kontravers në Libi dhe njihet si një aleat i fuqishëm i Rusisë , madje jo më larg se vitin e kaluar ai është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili po e mbështet atë në Libi, me qëllim ndikimet gjeopolitike në këtë pjesë të botës, si rivalitet më Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Institutit të Washingtonit, Rusia ka ofruar mbështetje për Haftar dhe forcat e tij të Armatës  Kombëtare Libiane (LNA) në formë këshillash, pajisjesh, trajnimesh dhe angazhim të njesisë paramilitare që dikur njihej si Wagner Group (sot pjesërisht nën strukturat zyrtare ruse). Kjo mbështetje ka ndihmuar LNA-në të konsolidojë pozitat e saj në lindje të Libisë që nga mesi i viteve 2010.

Khalifa Belkasem Haftar njihet si njëri nga bashkëpunëtorët e afërt të ish-presidentit Gadaf, por i prishi raportet me të në vitet e 80-ta.

Pas rënies së Gadafit, në 2011, Haftar u bë udhëheqësi i Forcave të Armatosura Libiane, një forcë ushtarake që kontrollon kryesisht lindjen dhe jugun e Libisë. Ai ka qenë protagonist i përpjekjes për të marrë kontrollin e gjithë Libisë, përfshirë ofensivën e tij të dështuar kundër Tripolit, në 2019.

Haftar mbetet komandant suprem i Forcave të Armatosura Libiane dhe figura dominuese në Lindje të Libisë, ku kontrollon fusha të mëdha nafte dhe ka lidhje të forta me Emiratet e Bashkuara, Egjiptin dhe Rusinë.

Raporte të fohta me BE-në dhe ShBA-në

Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve kryesore perëndimore zyrtarisht e kanë përkrahur qeverinë e njohur ndërkombëtarisht në Tripoli dhe nuk e kanë përkrahur Haftarin në tentimin e tij  për ta pushtuar kryequtetin e Libisë, Tripolin.

Qeveria amerikane nuk ka qenë një mbështetës i drejtpërdrejtë i Haftarit në kuptimin e aleancës ushtarake apo politikisht të fortë. Zyrtarisht Washingtoni e ka mbështetur Qeverinë e njohur ndërkombëtarisht në Tripoli (GNA) dhe proceset e paqes nën mbikqyrje të OKB-së.

Ndërsa edhe vendet e BE-së, si hapësirë politike zyrtare, nuk e kanë Haftarin si partner strategjik të plotë, por kanë pasur marrëdhënie pragmatike, më shumë si shqetësim mbi çështjet e migracionit dhe stabilitetit.

Se çfarë mund të ketë biseduar Sami Lushtaku me gjeneralin libian, mikun e Putinit, mbetet e paqartë!?

Ajo që dihet është se Lushtaku ka qenë i shoqëruar nga biznesmenë, gjë që ngre dyshime se vizita është bërë për çështje biznesore dhe s’ka të bëjë aspak me zhvillimin ekonomik të Skenderajt, siç pretendon Lushtaku.

Gjithashtu lexoni:

Kurti premton transformim të tërësishëm të shëndetësisë

U përfshi disa herë nga zjarri, Ministria e Drejtësisë ndan mjetet për renovimin e IML-së

Kurti: Jemi në dispozicion të plotë për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Prezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë

Kosova News 28/01/2026 28/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?