KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vitin e kaluar u shkyçën mbi 2.200 kyçje ilegale në ujësjellës
Ekonomi

Vitin e kaluar u shkyçën mbi 2.200 kyçje ilegale në ujësjellës

Kosova News
Kosova News 08:18 -24/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Afër 500 raste të keqpërdorimit me ujë të pijshëm është duke i trajtuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” për t’i proceduar për në Prokurori, ndërsa vetëm vitin e kaluar janë shkyçur mbi 2 200 kyçje ilegale, ka bërë të ditur kryeshefi i kompanisë, Arsim Fetahu.

Fetahu ka thënë se sfidë tash e sa kohë e kanë me kyçjet ilegale dhe borxhin e madh nga konsumatorët, ndonëse për këtë të fundit kanë arritur ta ulin stokun.

E për t’i luftuar këto keqpërdorimet, Fetahu thotl se kanë rritur numrin e inspektorëve.

 “Ka qenë mobilizim i madh i KRU ‘Prishtinës’ gjatë vitit 2023 në gjetjen dhe shkyçjen e konsumatorëve ilegal që më veprimet e veta përveç se kanë dëmtuar kompaninë e edhe konsumatorët e rregullt. Në 2023 kanë ndodh mbi 2200 shkyçje ilegale të natyrave të tilla të ndryshme dhe ne do të vazhdojmë fuqishëm këtë drejtim. Kemi rritur numrin e inspektorëve e bashkë më polici do t’i luftojmë këto dukuri”, ka deklaruar ai.

Duke folur për vlerën e inkasimit, Fetahu është shprehur se kanë arritur ta rrisin krahasuar me vitet e kaluara. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, këtë vit inkasimi është 100 për qind.

“Për fat të mirë, borxhi më 31 dhjetor të vitit 2023 është më i vogël se ai i 31 dhjetorit 2022. Kjo lë të nënkuptoj që shkalla e inskasimit ka qenë mbi 100 për qind. Është hera e parë që ndodh në KRU një gjë e tillë e shpresoj të vazhdoj. Ata që nuk kanë paguar, iu bëj thirrje e kërkesë që le të fillojnë për pagesë, le të bëjnë riprogramim të borxhit e ata që s’kanë mundësi ta paguajnë sepse ne do vazhdojmë me aksione të shkyçjes”, ka shtuar Fetahu për EO.

Fetahu përmendi edhe investimet kapitale për të cilat tha se prekin shifra të ndryshme milionëshe nga Qeveria gjermane dhe ajo e Kosovës.

“Projektet kapitale kanë ecur mirë, të lidhura me projektin e ujërave të zeza, kemi marrë 42 milionë nga qeveria gjermane, nga qeveria e Kosovës me 0.5 milionë fonde të cilat i kemi realizuar me sukses edhe gjate këtij viti kemi nënshkruar marrëveshje për bordin e fondeve 1.3 milionë euro dhe pritet të ketë investime të ardhme, që do sigurojnë furnizim me ujë të pijes me cilësi të lartë. Gjatë këtij drejtimi jemi shumë mirë sa i përket investimeve kapitale, kemi ngritur edhe fondet vetanake në 2.5 milionë nga KRU ‘Prishtina’ si rezultat i shkallës së lartë të inkasimit, kuptohet edhe përkrahjes së qeverisë, dhe besoj që ky vit do jetë më i suksesshëm se viti paraprak”, u shpreh ai.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Ministri Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në forcimin e mëtejmë të partneritetit

Arrestohet në Beograd një i kërkuar nga INTERPOL-i, me dokumente të falsifikuara të Kosovës

Ky është çmimi i naftës për sot

Java me mot të qëndrueshëm, me temperatura deri në 32°C

Kosova News 24/02/2024 24/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
19:49 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?