KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vitia: Ligji për sigurim shëndetësor mundëson që barnat që paguhen jashtë spitalit, të rimbursohen
Shëndetësi

Vitia: Ligji për sigurim shëndetësor mundëson që barnat që paguhen jashtë spitalit, të rimbursohen

Kosova News
Kosova News 15:55 -04/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i në detyrë Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se me ligjin e ri për sigurime shëndetësore të gjitha barnat që blihen jashtë spitalit nga qytetarët do të kenë mundësi që të rimbursohen.

Kjo, sipas Vitisë do të ndodhë pas kontraktimit me barnatoret.

“Ligji i ri për sigurimet shëndetësore, për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, është një lajm i jashtëzakonshëm. Me ligjin e ri mundësohen edhe kontraktimet me institucione të ndryshme, përfshirë edhe barnatoret. Pse po i përmendi barnatoret? Një pjesë e madhe e qytetarëve, të cilët sot shpenzojnë për trajtimin e tyre, janë barnat jashtëspitalore. Dhe në këtë drejtim do të kemi mundësi menjëherë që pas kontraktimit me barnatoret të mundësohet edhe rimbursimi i barnave jashtëspitalore, që do të ketë një efekt direkt në xhepin e qytetarëve”, tha Vitia.

E, derisa është lansuar shërbimi digjital për regjistrimin e lindjes së fëmijës në Klinikën Gjinekologjike të QKUK-së, Vitia është pyetur se çfarë do të ndodhë tash me punonjësit e gjendjes civile.

“E para, nëse më lejoni, që ata që janë më meritorë për këtë punë që bëhet çdo ditë këtu e nuk i falënderova, të shpreh mirënjohjen time të thellë për Klinikën e Gjinekologjisë, për drejtorin Zef Ndrejaj dhe për secilin mjek specialist, infermier e staf mbështetës që çdo ditë bëjnë punë të mrekullueshme në këtë klinikë. E dyta, natyrisht, secili shërbim i digjitalizuar do të thotë më shumë siguri, më shumë cilësi të informacionit dhe më pak letra e më pak mundësi për gabime.

Kjo që po e shohim sot është një pjesë e komponentës së SISH-it. Domethënë, më lejoni ta përsëris edhe një herë atë që e kam thënë edhe më herët: ne kemi pasur disa tentativa për ndërtimin e Sistemit Informativ Shëndetësor në Republikën e Kosovës që nga viti 2009. Mirëpo, për shkak të mosanalizës adekuate jo për shkak të ndonjë tendence të keqe ndoshta, po për shkak të mungesës së analizave ky proces disa herë ka dështuar. Dhe kanë shkuar paratë, domethënë deri në vitin 2018-2019 janë harxhuar miliona euro për Sistemin Informativ Shëndetësor, por fatkeqësisht pa rezultat.

Kjo neve na ka bërë të vetëdijshëm që asnjë proces i tillë, siç është Sistemi Informativ Shëndetësor që ka një impakt të jashtëzakonshëm në reformat shëndetësore, nuk guxojmë t’i hyjmë me idenë që ta mbarojmë sa më shpejt, mos të them ‘shkel e shko’, sepse i kemi marrë mësimet nga e kaluara. Dhe për këtë arsye, bashkë me Ministrinë e Administratës Publike dhe të Digjitalizimit, kemi bërë një analizë të thuktë ku secili hap përfshihet se kur, qysh dhe si do të bëhet. Kurse këto ngjarje sikur sot, janë të gjitha pjesëza të Sistemit Informativ Shëndetësor që në fund do të integrohen”, tha Vitia.

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 04/05/2026 04/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
77%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
31 °C

Lajmet e Fundit

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?