KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vitia: Beteja kundër rezistencës antimikrobike, përkushtim i Kosovës ndaj idealit evropian
Shëndetësi

Vitia: Beteja kundër rezistencës antimikrobike, përkushtim i Kosovës ndaj idealit evropian

Kosova News
Kosova News 16:48 -09/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia së bashku me Ministrin e Bujqësisë Faton Peci, priten në takim përfaqësuesit e ECDC, EFSA, Komisionit Evropian dhe IQLS për të njohur peshën e rezistencës antimikrobike në mbështetjen e parezervë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit, Vitia theksoi se rezistenca antimikrobike nuk është çështje vetëm e sektorit të Shëndetësisë, por kjo rezistencë i përket të gjithëve, përfshirë këtu bujqësinë e mjedisin.

“Rezistenca antimikrobike paraqet një kërcënim serioz për shëndetin global. Si një provë e unitetit tonë, vlerave tona të përbashkëta dhe përkushtimit tonë ndaj idealit evropian, Republika e Kosovës e ka pranuar imperativin për ta luftuar atë me qëllim të ruajtjes së efektivitetit te agjentëve antimikrobikë, andaj duhet të punojmë krah për krah duke siguruar që sistemet tona ushqimore të jenë jo vetëm produktive, por edhe të kenë cilësi e siguri të qëndrueshme dhe të jenë në harmoni me mjedisin”, tha Vitia.

Ndërsa Peci shtoi se e njeh rëndësinë kryesore të përdorimit të antimikrobikëve në sektorin tonë bujqësor.

“Është e rëndësishme që të tregojmë maturi në qasjen tonë, pasi shëndeti i bagëtive tona ka një ndikim të drejtpërdrejtë si në mirëqenien e qytetarëve tanë, ashtu edhe në qëndrueshmërinë e praktikave tona bujqësore”.

Ministria e Shëndetësisë deri me tani ka zbatuar dy Plane Kombëtare të Veprimit për Rezistencën antimikrobike, në përputhje me Planin Global të Veprimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Konkluzionet e Këshillit të Evropës për rezistencën antimikrobike.

Sipas Planit të Veprimit për Rezistencën antimokrobike, Qeveria e Kosovës ka investuar rreth 1.5 milion euro për të përmirësuar infrastrukturën laboratorike për mikrobiologjinë klinike në të gjithë sektorin e shëndetit publik.

Në Ligjin aktual për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Infektive, në gusht të këtij viti, si nen i veçantë është përfshirë siguria e pacientëve, Rezistenca antimikrobike dhe infeksionet e tjera që ndërlidhen me kujdesin shëndetësor.

Gjithashtu, në vitin 2022, Ministria e Shëndetësisë miratoi Programin e Sëmundjeve Infektive për vitin 2023-2032, i cili adreson 100 rekomandimet  nga Raporti i Vlerësimit Teknik i Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve, duke përfshirë rezistencën antimikrobike dhe infeksionet e marra në institucionet shëndetësore.

Gjithashtu lexoni:

Kurti e Vitia vendosin gurthemelin e QKMF-së 2.4 milionëshe në Shtime

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Problemet me përcaktimin e çmimeve të produkteve farmaceutike, reagon Shoqata

Kosova ndalon importin e deleve e dhive nga Shqipëria

Kurti e Vitia marrin pjesë në përurimin e renovimit të Repartit të Pulmologjisë në Prizren

Kosova News 09/10/2023 09/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Hetemi inauguron Zyrën e Noterisë në Leposaviq
19:13 -17/06/2025
Komuna e Prishtinës i zotohet KRM “Pastrimi” për pagesën e borxhit prej 2.5 milionë eurove
18:35 -17/06/2025
Osmani në Hungari: Potencial i madh për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve
18:28 -17/06/2025
Gati marrëveshja e Shqipërisë me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet
18:14 -17/06/2025
Përfundon greva e punëtorëve të “Pastrimit”, Komuna e Prishtinës arrin marrëveshje me Këshillin Grevist
17:39 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?