KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Viktimat e dhunës në familje në Prishtinë do të përfitojnë nga 500 euro në muaj
Politikë

Viktimat e dhunës në familje në Prishtinë do të përfitojnë nga 500 euro në muaj

Kosova News
Kosova News 09:24 -14/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtoria e Mirëqenies Sociale e Prishtinës nga viti i ardhshëm viktimave të dhunës në familje do t’i ndihmojë me nga 500 euro në muaj.

Adelinë Sahiti, drejtoreshë për Mirëqenie Sociale thotë se mbështetja iu dedikohet më shumë grave për të cilat deri më tani nuk kanë mundur t’iu sigurojnë strehim për më shumë se 6 muaj.

Ajo thotë se me këtë vendim që e kanë përcaktuar do t’iu mbulojw atyre të jetojnë të qetë dhe pa dhunë.

“Ky vendim i ka tri shtylla të tij, tri mbështetje financiare në pako prej 500 euro e të cilat përfshinë strehimin për viktimat e dhunës në familje. Strehimi i cili mbulon deri në 250 euro për një viktimë e dhunës në familje, banimin e saj, gjetjen e qerasë. E pastaj pjesa tjetër 150 euro për ato të cilat nuk janë pjesë e skemës sociale për kushte të jetesës për veshmbathje e gjëra ushqimore të tilla dhe 50 euro për një fëmijë. Në rast që viktima mund të ketë më shumë se një fëmijë ne do t’i japim deri në 100 euro që në total kur bëjmë një matematikë të thjeshtë del që janë 500 euro për një viktimë të dhunës në familje. Është një vendim shumë i guximshëm, një hap shumë i madh, e ne këtë e kemi bërë para se të fillonte kampanja globale 16 ditë aktivizmit kundër dhunës në familje. Me këtë po besoj që kemi një progres apo një shembull sigurisht që duhet të praktikohet edhe nga komunat e tjera, e pse jo edhe nga niveli qendror e normalisht që vetëm shumëfishohet kjo pagesë”, thotë për Ekonomia Online, Sahiti.

Sahiti thotë se për herë të parë është marrë një vendim i tillë dhe me këtë viktimat e dhunës në familje do ta kenë të lehtë edhe gjendjen emocionale që iu krijohet në atë periudhë.

“Është hera e parë që bëhet një ndihmesë e tillë, më herë nuk kemi pasur, unë e thashë që kemi pasur strehimore deri në 6 muaj dhe pastaj ajo është dashur t’ia bëje zgjidhjen vetes duke e pasur parasysh këtë situatë ne kemi reaguar në mes këtij vendimi dhe duke pasur parasysh se qendra për Punë Sociale është dera e parë pas raportimit në polici që e bënë viktima, atëherë është punëtori sociale i cili e bënë, duhet të jetë pjesë e gjithë procedurës nga marrja në intervistë e viktimës deri tek vendosja në vazhdimësi ecuria se si po akomodohet dhe gjendja e saj shpirtërore emocionale e saj dhe çka mund të bëjë mirë ne e kemi pa të udhës dhe e kemi marrë vendim që po besoj që ka hy në fuqi dhe nga janari i vitit tjetër ne presim aplikimet e para me seri kriteresh që t’i përmbushin”, shton Sahiti.

Gjithashtu lexoni:

“Defender 2025” mbyllet me sukses, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë vlerëson Forcat e Armatosura

Hykmete Bajrami akuzon Kurtin dhe partinë e tij për përfshirje në “mafinë energjetike” dhe kapje të shtetit

I përkeqësohet gjendja derisa ishte duke punuar, vdes një person në Gjakovë

Kurti: Siguria nacionale e Republikës së Kosovës është përmirësuar shumë sepse është shtrirë çdokund e gjithandej territorit

Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës

Kosova News 14/12/2022 14/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

“Defender 2025” mbyllet me sukses, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë vlerëson Forcat e Armatosura
19:28 -08/06/2025
Hykmete Bajrami akuzon Kurtin dhe partinë e tij për përfshirje në “mafinë energjetike” dhe kapje të shtetit
19:10 -08/06/2025
I përkeqësohet gjendja derisa ishte duke punuar, vdes një person në Gjakovë
18:39 -08/06/2025
Kurti: Siguria nacionale e Republikës së Kosovës është përmirësuar shumë sepse është shtrirë çdokund e gjithandej territorit
18:33 -08/06/2025
Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës
18:29 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?