Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Zubin-Potok ka raportuar se i është vjedhur vetura me targa të Serbisë.
Në raportin 24 orësh thuhet se rasti ka ndodhur të dielën.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është vjedhur vetura e tij me targa te Serbisë. Vetura kishte qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë së tij”, ka njoftuar PK.
Tutje thuhet se rasti është nën hetime.