Katër persona janë arrestuar të hënën në Malishevë, me dyshimin se i kanë vjedhur tre kompjuterë.
Policia njoftoi në raportin e së martës se të dyshuarve iu janë sekuestruar kompjuterët, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti ka kaluar në procedurë të rregullt, i iniciuar si “vjedhje e rëndë”.
Rastin e ka raportuar pronarja e kompjuterëve.
“Lidhur me rastin të menjëhershme kanë qenë veprimet policore, ku janë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor katër të dyshuar meshkuj kosovarë dhe nga të njëjtit janë sekuestruar gjësendet e vjedhura. Me vendim të prokurorit rasti kalon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.


