Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur të dielën në një shtëpi në Viti.
Policia rastin e ka cilësuar si “Vjedhje e rëndë”, teksa me urdhër të prokurorit ka nisur hetimet.
Në raportin 24 orësh është njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës dhe kanë vjedhur para dhe stoli ari.
“Ankuesi ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në shtëpinë e tij dhe prej aty kanë vjedhur një shumë të hollash, si dhe një sasi të stolive të arit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.


