KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Videoja e gazetares së CNN-it për krimet serbe në Kosovë, ambasadori Dugolli: Edhe pas një çerekshekulli, Serbia s’përballet me të kaluarën
Politikë

Videoja e gazetares së CNN-it për krimet serbe në Kosovë, ambasadori Dugolli: Edhe pas një çerekshekulli, Serbia s’përballet me të kaluarën

Kosova News
Kosova News 22:20 -13/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka shpërndarë një video të gazetares së CNN-it, Christiane Amanpour, të publikuar nga arkivi i saj ku tregon se çfarë kanë gjetur marinsat amerikanë gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Amanpour i bën jehonë njohjes së targave nga Kosova dhe Serbia – çel arkivin e horroreve të luftës

Teksa ka rekomanduar që të shikohet një video e tillë, Dugolli ka thënë se Kosova është mirënjohëse për të gjithë, nga gazetarët deri te ushtarët, të cilët refuzuan të mbyllnin sytë ndaj krimeve të Sllobodan Millosheviqit dhe projektit famëkeq të Serbisë së Madhe.

“Një çerek shekulli më vonë, Serbia jo vetëm që nuk arrin të përballet me të kaluarën e saj të errët, por kënaqet me mosndëshkimin e tyre për spastrimin etnik dhe gjenocidin, kërkon të korrigjojë ‘gabimet taktike’ të Millosheviqit dhe bën gjithçka që mundet për të destabilizuar vendet fqinje”, ka shkruar ambasadori në rrjetin social “X”.

A highly recommended watch!

Forever grateful to everyone, from journalists to soldiers, who refused to turn a blind eye to Milosevic’s crimes and the infamous Greater Serbia project.

A quarter of a century later, 🇷🇸 not only fails to reckon with its dark past, but gloats in… https://t.co/mKr1zjIhRu

— Ilir Dugolli (@IlirDugolli) January 13, 2024

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar të shtunën se shteti që përfaqëson do të shpenzojë 740 milionë euro vetëm këtë vit për blerjen e pajisjeve ushtarake dhe armatim, si kundërpërgjigje ndaj blerjes së antitankeve amerikane nga Kosova.

Në një deklaratë të cilën e bëri nga Agjencia e Sigurisë Ushtarake në Beograd, Vuçiqi ka thënë se menjëherë do të blihet armatim i markës Nora nga një prodhues vendor.

“Serbia aktualisht ka 186 milionë euro në dispozicion, të cilat do t’i shpenzojmë menjëherë për blerjen e mjeteve dhe armëve nga fabrikat vendase të industrisë së dedikuar”, ka thënë presidenti i shtetit përgjegjës për luftërat e përgjakshme në rajon, që ndodhën gjatë viteve të ’90-a.

“Do të jenë tetë ‘Nora’, e blerja më e lirë është kur e realizojmë nga inteligjenca jonë e brendshme, dhe prandaj do të shihni se sa mund të blini për relativisht pak para dhe sa më shumë vlejnë se 246 ‘Javelinët’, që janë armë jashtëzakonisht të fuqishme antitank dhe antiblinda, por i njëjti lloj i armës nuk përdoret për t’iu përgjigjur të njëjtës armë”.

Vuçiq ka bërë të ditur se gjatë këtij viti do të jenë gati edhe dy pako me nga 150 dhe 400 milionë euro për pajisje shtesë dhe armatim të Forcave të Armatosura të Serbisë. Ato para janë ndarë përveç 360 milionë eurove të listuara në buxhetin e Serbisë për armatim shtesë, ka thënë Vuçiq.

“Kur t’i bashkoni të gjitha këto, do të shihni se ky do të jetë viti në të cilin ne do të pajisemi më së miri, më shpejt dhe më fuqishëm”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu lexoni:

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Kosova News 14/01/2024 13/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
61%
Wed
32 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
32 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut
23:15 -11/08/2026
Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?