KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » VIDEO: Përplasja në Kuvend, Meta: Kjo është jonjerëzore se çka po bën – Berisha: Mshele gojën që e ki personale hajde dalim jashtë
Politikë

VIDEO: Përplasja në Kuvend, Meta: Kjo është jonjerëzore se çka po bën – Berisha: Mshele gojën që e ki personale hajde dalim jashtë

Kosova News
Kosova News 15:25 -23/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i PDK-së Hisen Berisha sot në Kuvendin e Kosovës hodhi akuza të rënda në drejtim të partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje. Berisha akuzoi këtë parti se nuk ka bërë asgjë për zbardhjen e rastit të Astrit Dehari dhe e akuzoi për sulmin me granatahedhës në Kuvend duke aluduar se prapa këtyre sulmeve qëndron vetë Lëvizja Vetëvendosje.

Hisen Berisha madje shkoj edhe më tutje, ku në prezencë të Avni Deharit e përmendi edhe rastin e vetëvrasjes së vëllait të Astrit Deharit, Arbnor Dehari i cili vite më parë u hodh nga ballkoni i një ndërtese në Prishtinë.

Pas këtyre akuzave reaguan deputetët e Vetëvendosjes dhe vetë ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu duke u rënë tavolinave në shenjë proteste.

Nën këtë atmosferë të tensionuar reagoi edhe deputeti i grupit parlamentar të  Lëvizjes Vetëvendosje i cili vjen nga radhët e Partisë GUXO, Burim Meta.

Deputeti Meta nga ulësja e Kuvendit i tha Hisen Berishës se kjo gjë është e turpshme se çfarë po bën.

“Kjo është marre për ty deputet, është jonjerëzore se çka je duke thënë” dëgjohet duke i thënë deputeti Meta deputetit të PDK-së Hisen Berisha.

Në xhirimet e kapura nga  kamera e KosovaNews deputeti Berisha i kundërpërgjigjet Burim Metës duke i thënë që ta mbyllë gojën. 

“Mshele gojën asnjë za, që e ki personale hajde dalim jashtë të kallxoj” dëgjohet duke i thënë Hisen Berisha deputetit Burim Meta.

Ndërkohë gjatë seancës deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka porositur bashkepartiakët e vet që t’u kundërpërgjigjen deputetëve të Vetëvendosjes pas akuzave që bëri gjatë fjalimit në Kuvend.

Ai madje ka përdorë edhe fjalë fyese për deputetët e Vetëvendosjes, duke i quajtur lakej, ndërsa është xhiruar duke u dhënë porosinë bashkëpartiakëve.

“Reagoni ndaj qetyre lakejve kur ta merrni fjalën. Te paktën mos mi lejoni mem fafshu (kafshu v.j.)”, shkroi ai në mesazhin telefonik për bashkëpartiakët kur pas fjalimit u ul në vendin e vet në sallën e Kuvendit.

Deputeti Berisha xhirohet kur u shkruan kolegëve nga PDK, i fyen deputetët e VV-së: Reagoni ndaj “lakejve” kur ta merrni fjalën

E për gjithë këtë politikë me rastin e Astrit Deharit ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili ka kërkuar qetësi në sallë duke thënë se do t’ia sqarojë rastin deputetit Berisha.

Konjufca ka thënë se nëse di diçka, le të shkojë në prokurori.

“Edhe ju e dini fort mirë që përpjekja për ta lidhur LVV-në me atë sulm ka qenë një proces i montuar gjyqësor me prapavijë politike. Zoti Berisha për këtë ka vendim gjykate që i ka liruar personat e dyshuar. Nëse dini diçka më shumë unë e kisha ftuar prokurorin të ju marrë në pyetje. A çka do që kanë ditë institucionet i kanë liruar këta persona çka na nxjerr në konstatimin që ka qenë proces i montuar”, ka thënë Konjufca.

Konjufca i reagon deputetit Berisha: Nëse di diçka, shko në prokurori- ka qenë një proces i montuar, aktivistët janë liruar  

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

Thaçit i vazhdohet paraburgimi deri në korrik

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Kosova News 23/02/2023 23/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?