Në fshatin Kovragë të Istogut është goditur për vdekje një fëmijë 5-vjeçar nga një veturë në lëvizje.
Rasti ka ndodhur sonte, raporton Indeksonline.
Të njëjtat burime tregojnë se viktima është A.B (emër i njohur për redaksinë) dhe i përket komunitetit egjiptian.
Viktima është banues në fshatin Serbobran.
Me urdhër te prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


