KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vetingu në drejtësi ka filluar rrugën drejt finalizimit
Politikë

Vetingu në drejtësi ka filluar rrugën drejt finalizimit

Kosova News
Kosova News 08:38 -05/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Procesi i Vetingut në drejtësi ka filluar rrugën drejt finalizimit. Që ky proces të përfundohet me sukses, përveç për votat e komuniteteve, shumica parlamentare ka nevojë edhe për përkrahjen e opozitës. Njohës të sistemit të drejtësisë thonë se partia në pushtet duhet t’i bindë deputetët që të japin votën pro vetingut. Në Vetëvendosje dhe në Qeveri thonë se po punojnë në këtë drejtim.

I shumë përfoluri viteve të fundit, Vetingu në sistemin e drejtësisë, i cili po konsiderohet si shumë i nevojshëm për Kosovën, ka filluar rrugën drejt finalizimit.

Që të përmbyllet me sukses kjo nismë e Ministrisë së Drejtësisë, që në zgjedhjet e fundit ishte edhe premtim elektoral i Lëvizjes Vetëvendosje, janë të nevojshme ndryshimet kushtetuese, për çka, përveç votave të dy të tretave të deputetëve të komuniteteve, nevojitet edhe përkrahje e një pjese të opozitës.

Për këtë, juristi Gëzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se shumica parlamentare duhet të punojë që t’i bindë deputetët që të japin votën pro vetingut.

- Reklamë -

“Definitivisht i takon shumicës parlamentare dhe Qeverisë që të zhvillojë bisedime dhe të bindë opozitën dhe komunitetet joshumicë që të japin votën për vetingun. Nëse nuk arrihet që të ndryshohet kushtetuta, sipas procedurës, e cila është konsiderueshëm e vështirë për t’u kaluar, Vetingu nuk mund të bëhet. Nëse nuk ka një dakordim të tillë, në mënyrë që të sigurohen 2/3 e votave të të gjithë deputetëve, një proces i tillë nuk mund të përmbyllet”, tha për RTK Shala.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryesues i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi, teksa ka përmendur disa takime të zhvilluara ndërmjet kryeministrit Albin Kurti, ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe opozitës, thotë për Radio Kosovës se janë duke punuar me të gjithë që Vetingu të përmbyllet me sukses.

“Vetingu është domosdoshmëri shoqërore dhe institucionale në Kosovës. Si i tillë do të realizohet me njërin ose opsionin tjetër. Unë uroj dhe shpresoj që kjo të ndodhë me ndryshime kushtetuese. Nuk do ta kuptoja refuzimin e asnjë grupi parlamentar. Çfarëdo preokupimi që mund të kenë, jemi të gatshëm  që ta diskutojmë. Besoj se Vetingu do të kalojë, por megjithatë presim që të kemi takime dhe t’i sqarojmë të gjitha gjërat”, tha ai.       

Edhe nga Ministria e Drejtësisë kanë treguar se lidhur me Vetingun në drejtësi kanë zhvilluar disa takime me përfaqësues politikë e jo vetëm.

“Pas pranimit të opinionit final, procesi i Vetingut përmban afate të reja dhe do të vazhdojë të trajtohet tutje me prioritet, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias, në bashkëpunim më të gjithë akterët relevantë të drejtësisë dhe ata politikë, si dhe në bashkëpunim me partneret ndërkombëtarë”, thuhet në përgjigjen për Radio Kosovën.

Ndërkohë, në lidhje me mënyrën se si Ministria e Drejtësisë po mendon të zhvillojë procesin e Vetingut, opozitarët, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe ai prokurorial, tashmë kanë shprehur kundërshtimet e tyre.

Gjithashtu lexoni:

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor

KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale

Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces

Von der Leyen në Tivat: Duhet ta bëjmë zgjerimin më të shpejtë, Shqipëria e Mali i Zi po ecin mirë drejt vijës së finishit

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 05/08/2022 05/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

“Gjuha shqipe nuk negociohet”, studentët protestojnë para ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë
15:53 -05/06/2026
“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor
15:21 -05/06/2026
Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët
15:13 -05/06/2026
KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale
15:09 -05/06/2026
Sot do të mbyllet përkohësisht një korsi e autostradës “Arbën Xhaferi”
14:33 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?