Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka përjashtuar tërësisht nga kjo parti asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës Berat Lahun dhe Edmond Azemin .
Në njoftimin e qendrës së Prishtinës thuhet se vendimi i parë është marrë me datën 10.03.2025.
LVV ka njoftuar se arsyeja e përjashtimit të këtyre dy asamblistëve është votimi dhe prezenca në seanca në të cilat dëmtohet interesi publik dhe tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve për interesa të ngushta.
“Rruga jonë është gjatë dhe vështirë, ata që për interese personale tjetërsojnë këtë rrugëtim nuk kanë vend në Lëvizje” thuhet ndër të tjera në reagimin e LVV-së.