KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Auditori thotë se pasqyrat financiare të LDK-së kanë mungesë transparence dhe kontrolli
Politikë

Auditori thotë se pasqyrat financiare të LDK-së kanë mungesë transparence dhe kontrolli

Kosova News
Kosova News 15:01 -19/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një raport auditimi i përgatitur nga auditori i pavarur që është përzgjedhur nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP), për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) ka dhënë opinion të kualifikuar për pasqyrat financiare të këtij subjekti politik për vitin 2024, duke evidentuar një sërë shkeljesh dhe mangësish që prekin transparencën financiare dhe zbatimin e rregullave të brendshme të kontrollit.

Auditori ka shqyrtuar “Pasqyrën e Pozitës Financiare” si dhe “Pasqyrën e të Hyrave dhe Shpenzimeve” për periudhën përkatëse. Sipas raportit, me përjashtim të çështjeve të theksuara në seksionin për opinionin e kualifikuar, të gjeturat pasqyrojnë drejt gjendjen financiare të subjektit në përputhje me ligjin për financimin e subjekteve politike.

Çështjet kryesore që çuan në opinion të kualifikuar (që realizohet kur identifikohen probleme në pasqyrat financiare v.j.), sipas auditorit:

Mungesë dokumentacioni pronësie dhe qiraje për selinë qendrore – Një pjesë e objektit të selisë së LDK-së përdoret pa kontrata valide ose fletë poseduese, gjë që, sipas auditorit, kufizon aftësinë për të verifikuar ekzistencën dhe saktësinë e pasurive të regjistruara.

Mungesë transparence në blerje dhe tenderim – Subjekti politik nuk ka zbatuar procedura të formalizuara të tenderimit për shpenzimet dhe blerjet, duke rritur rrezikun për përdorim joefikas të fondeve dhe për mungesë transparence.

Moszbatim i kontrollit të brendshëm financiar – Sipas raportit, LDK-ja nuk ka ushtruar asnjë kontroll të brendshëm gjatë vitit 2024, ndonëse kjo është kërkesë e përcaktuar nga ligji dhe statuti i subjektit politik. Komisioni mbikëqyrës nuk ka ofruar asnjë raport të punës për këtë periudhë.

Mungesë dokumentacioni për tetë zyra të tjera në Kosovë – Për zyrat që funksionojnë jashtë selisë qendrore, mungon dokumentacioni që dëshmon të drejtën e shfrytëzimit, duke shtuar rrezikun për keqpërdorim të mundshëm të fondeve.

Përgjegjësitë e menaxhmentit dhe të auditorëve

Auditori thekson se menaxhmenti i LDK-së është përgjegjës për përgatitjen e saktë të pasqyrave financiare dhe për zbatimin e kontrolleve të brendshme që garantojnë raportim të drejtë financiar.

Auditori ka thënë se për këtë raport ka zbatuar Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (SNA) dhe kanë mbledhur evidencë të mjaftueshme për të nxjerrë një opinion të kualifikuar, duke theksuar se çështjet e ngritura janë me ndikim të rëndësishëm në paraqitjen e drejtë të gjendjes financiare.

Raporti nënvizon nevojën për masa urgjente nga Kryesia e LDK-së për të përmirësuar sistemin e kontrollit të brendshëm, dokumentimin e pronës, dhe procedurat për menaxhimin e fondeve publike në përputhje me ligjin.

“Mospërmirësimi i këtyre çështjeve rrezikon jo vetëm besueshmërinë financiare të partisë, por edhe pajtueshmërinë me ligjin për financimin e subjekteve politike”, thuhet ndër të tjera në raport.

Gjithashtu lexoni:

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Kosova News 19/06/2025 19/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale
21:21 -26/07/2026
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta
20:11 -26/07/2026
Arbër Zeneli shënon dhe asiston në fitoren e Elfsborgut ndaj Malmos
20:06 -26/07/2026
Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë
19:47 -26/07/2026
Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?